FactcheckRajoni

Ramush Haradinaj rreh gruan?/ Lajmi që trazoi mediat në Prishtinë, flet Anita: Jam në Durrës, kurrë në jetë s’ka ndodh që ai të ushtrojë dhunë…

Një lajm i Botasot., trazon mediat në Prishtinë. Portali shkruante se ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka rrahur të shoqen, Anitën. Vetë Anita, mohon lajmin dhe thotë se nuk ndodhet në Prishtinë, por në Durrës. 
Featured image of article: Ramush Haradinaj rreh gruan?/ Lajmi që trazoi mediat në Prishtinë, flet Anita: Jam në Durrës, kurrë në jetë s’ka ndodh që ai të ushtrojë dhunë… Ramush dhe Anita Haradinaj

PRISHTINË- Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në familjen e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Portali Bota.sot, shkruan se në Urgjencën e Qytetit në Prishtinë, është paraqitur e rrahur dhe e dhunuar, bashkëshortja e Haradinajt, Anita. Sipas medias në fjalë, thonë se Policia ka qenë edhe në shtëpinë e Haradinajt, ku ka marrë në pyetje çiftin se çfarë ka ndodhur.

Artikulli

Por çfarë ka ndodhur? 

Gazeta Express ka marrë në telefon Anita Haradinajn, e cila thotë se e ka lexuar artikullin e Botasot, por mohon që ndaj saj të jetë ushtruar dhunë. Ajo thotë se është në Durrës dhe jo në Prishtinë, dhe shton se kurrë, Ramush Haradinaj nuk ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Po e kam pa (raportimin). Së pari unë hiç s’jam në Prishtinë, jam në Durrës, e para e punës. Kështu që nuk janë të vërteta hiç, po nuk e di pse janë çu peshë.  Edhe bash me ta thënë të vërtetën, prej kur jam martu unë, kurrë n’jetë s’ka ndodhë Ramushi me ushtru ndonjë lloj dhune. E s’po e di ku e kanë gjetë forcën me bë kësi thashetheme banale. Sepse roli i medias, unë jam në media, i kam 21 vjet, nuk është me bë thashetheme”, u shpreh ajo. 

Por, Anita nuk ka as në plan të padisë median që ka nxjerrë lajmin. “Nuk jam marrë me këtë punë hiç, për arsye se nuk m’u ka dukë as e arsyeshme, as interesante, m’u ka dukë kot. Nuk është hera e parë që bëjnë (shkrime), duhet me mendu… E me ia nisë ashtu, duhet me nejtë nëpër gjykata me gënjeshtrat dhe rrenat, sidomos të “Botës Sot”, përfundoi ajo. Ndërkohë që nga ana e Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë, nuk ka asnjë përgjigje.

(F.g./dosja.al)

Një Koment në “Ramush Haradinaj rreh gruan?/ Lajmi që trazoi mediat në Prishtinë, flet Anita: Jam në Durrës, kurrë në jetë s’ka ndodh që ai të ushtrojë dhunë…

  1. Anita më shumë ka hongër qytek se bukë nga ky maniak.
    Bile edhe babën e Anitës Mustafën e ka rrehë e ka bo llom ky kali.

Shto Koment