Rajoni

Ramush Haradinaj: Nëse nuk merrja pushkën familja ime do ishte vrarë si e Jasharëve

Për gazetaren e Ora News, Matilda Mcini, Haradinaj ka thënë se ai gëzon mbështetjen e popullit të Kosovës, ndërkohë që shton se çështja e tij në gjykatë është konsumuar dhe nuk pret ta thërrasin më.
Featured image of article: Ramush Haradinaj: Nëse nuk merrja pushkën familja ime do ishte vrarë si e Jasharëve Ramush Haradinaj

TIRANË– Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar se nuk i është trembur kurrë thirrjeve për dëshmi të Gjykatës Speciale të Hagës.

Për gazetaren e Ora News, Matilda Mcini, Haradinaj ka thënë se ai gëzon mbështetjen e popullit të Kosovës, ndërkohë që shton se çështja e tij në gjykatë është konsumuar dhe nuk pret ta thërrasin më.

Fjala trembje është e gabuar. Ai që ka shkuar për të luftuar ka mbrojtur familjen e vet, ka mbrojtur njerëz të pafajshëm. Ai është në të vërtetë njeriu më i lumtur në botë dhe se tremb asgjë. Pra ai njeri që ka dalë dhe për ta vendosur veten e vet përballë, unë kam shumë njerëz të vrarë për të mbrojtur civilët, dhe nuk i trembem asnjë ftese, asnjë gjykate. Ju keni veprimet e mija në të kaluarën. Sa herë që jam thirrur kam dhënë dorëheqjen, kam shkuar, kam vërtetuar pafajsinë time dhe jam kthyer në shtëpi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Populli më ka përkrahur shumë atëherë në çdo aspekt. Tani nuk jam subjekt i hetimeve për shkak se janë konsumuar hetimet. Kam kaluar dy herë në procese gjykimi te një gjykatë që si instancë është më e lartë se kjo. Kam pasur edhe një proces të tretë për akuzt që bën Serbia në Hagë. Jan përmbyllur në favor të pafajsisë time. Kjo ka ndodhur me mua dhe me bashkëluftëtarë të zonës time. Kemi qenë pjesë të shqyrtimeve në vazhdimësi për 20 vite që i kemi kaluar këto peripeci, përballje. Unë kam kaluar në burg 4 vjet, i mbyllur në qeli. Kam pasur 8 vjet procese gjyqësore, ku nga të gjitha kam marrë pafajësinë. Por sa herë që kam pasur ftesë kam respektuar gjykatën, ligjin, duke e ditur se kush jam. Nëse unë jam ai që kam marrë pushkën për të mbrojtur nënën time, Suzanën, gruan e Shkëlzenit e fëmijën sa grima pse t’i frikësohem gjykatës. Nuk i frikësohem as gjykatës as Zotit. Se para Zotit jam me të drejtën. Kam mbrojtur njerëz që e  kanë pasur të rrezikuar jetën. Më 24 mars 1998, unë në familje kam qenë i sulmuar, e gjithë familja i madh dhe i vogël do kishin qenë të vrarë si Jasharët. Kjo ka ardhur tre javë pas Jasharëve në Gllogjan. Unë kam marrë pushkën, kam mbrojtur nënën, babën. Baba ka mbrojtur veten, nëna ka mbrojtur veten, motra ka pasur pushkë. Gjithë familja me pushkë kemi mbrojtur veten. Cilësdo gjykatë i dal përballë, gjithë jetën. Kush ka problem me këtë të vërtetë, punë e madhe. Kësaj gjykate i kemi dhënë dhe kompetencat e një gjykatë Kushtetuese më vete. Është tërësisht e pashpjegueshme dhe rrerthanë e re. Të gjithë këto, dikush i i ka bërë, dhe për fat të keq i kanë  bërë ata që janë atje“, ka thënë Ramush Haradinaj.

Marrë nga Ora News.

Shto Koment