Rajoni

Ramush Haradinaj liron nga detyra këshilltarin e tij politik. Kjo është arsyeja

Ramush Haradinaj ka liruar nga detyra këshilltarin e tij politik. Haradinaj lajmin e ka bërë publik në adresën e tij në Facebook.
Featured image of article: Ramush Haradinaj liron nga detyra këshilltarin e tij politik. Kjo është arsyeja Ramush Haradinaj dhe Sylejman Selimi

KOSOVË- Kryeministri i kosovës, Ramush Haradinaj, ka liruar nga detyra këshilltarin e tij politik, Sylejman Selimi.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Haradinaj, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se lirimi i ish-gjeneralit të luftës nga kjo detyrë, është bërë me kërkesë të vetë atij.

“Kam liruar nga detyra e këshilltarit politik Sylejman Selimin, me kërkesen e tij. Zotin Selimi e falënderova për kontributin e deritashëm në Zyrën time politike. RH”, shkruan kryeministri.

Selimi u emërua në këtë post para disa muajsh, ndërsa nuk dihen arsyet se përse ai ka kërkuar lirimin nga kjo detyrë.

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment