
KOSOVË-Komisioni për Buxhet dhe Financa në Kosovë ka kaluar Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike dhe pritet të votohet në kuvend. Në lidhje me këtë çështje ka reaguar dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se projektligji i Rimëkëmbjes Ekonomike do të jetë një ndihmë e madhe për ekonominë.
“Pas një vonese të gjatë, mirëpres dakordimin e forcave politike për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike. Izolimi për shkak të gjendjes pandemike ka qenë i tmerrshëm si për bizneset dhe ekonominë, ashtu edhe për të gjithë qytetarët në përgjithësi. Miratimi i këtij ligji të premten, përpos se është lajm i mirë për vendin, do të jetë një ndihmë për ekonominë, e domosdoshme për kohën në të cilën po kalojmë,“-ka thënë ai.
Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk ka kaluar për miratim për shkak të refuzimit të opozitës për të mbështetur një projektligj për Rimëkëmbje Ekonomike sipas versionit qeveritar.
(k.a/dosja.al)