Sport

Ramos nuk e do rikthimin e futbollit: Duhet të themi ‘po’, vendosin disa të tjerë për ne

Kampionati spanjoll pritet të fillojë në fillimin e qershorit. Frika është e madhe, por liga do që kampionati të mbyllet në fushë
Featured image of article: Ramos nuk e do rikthimin e futbollit: Duhet të themi ‘po’, vendosin disa të tjerë për ne Sergio Ramos

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, duket se nuk ka qenë shumë i bindur për të rinisur kampionatit, por në fund, mbrojtësi madrilen e pranon se është liga që vendos. Reali do që të thyejë Barcelonën dhe t’u rrëmbejë titullin, por nuk ka për të qenë aspak e lehtë.

“Është vendim i ligës dhe ne duhet ta respektojmë. Nëse liga dhe klubet vendosin për rifillimin, ne duhet të bindemi, sepse vendosin të tjerë për ne”, – tha mbrojtësi i “Los Blancos”. Kapiteni beson se skuadra e tij mund të fitojë titullin, një fiksim i Zidane dhe klubit të tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kampionati spanjoll pritet të fillojë në fillimin e qershorit. Frika është e madhe, por liga do që kampionati të mbyllet në fushë. Nëse nuk ndodh diçka e tillë, humbjet financiare do të jenë më të mëdha.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment