Sport

Ramos në të njejtin avion me Marcelon, i bashkohet brazilianit te Juventusi

Ramosi nuk ka marrëdhënie të mira me Mourinhon dhe portugezi raportohet se do të bëhet së shpejti trajner i Real Madridit, sapo të shkarkohet nga kjo pozitë Santiago Solari. Nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë Ramosi mund ta kërkojë largimin nga Santiago Bernabeu dhe Juventusi është i gatshëm t’ia plotësojë dëshirat spanjollit.
Featured image of article: Ramos në të njejtin avion me Marcelon, i bashkohet brazilianit te Juventusi Sergio Ramos, futbollist i Real Madrid

Mediat italiane raportojnë se gjiganti Italian, Juventus është duke u përgatitur ta transferojë  Sergio Ramosin e Real Madridit, pasi nënshkroi një kontratë 4 vjeçarë me Marcelon.

Ramosi nuk ka marrëdhënie të mira me Mourinhon dhe portugezi raportohet se do të bëhet së shpejti trajner i Real Madridit, sapo të shkarkohet nga kjo pozitë Santiago Solari.

Nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë Ramosi mund ta kërkojë largimin nga Santiago Bernabeu dhe Juventusi është i gatshëm t’ia plotësojë dëshirat spanjollit.

Pas eliminimit nga Champions Leauge, u shkaktua një zënkë të madhe në dhomat e zhveshjes të Santiago Bernabeut, mes presidentit Perez dhe kapitenit Ramos, i cili kishte munguar në këtë ndeshje për shkak të dënimit të UEFA-s pasi ishte ndëshkuar qëllimisht me karton të verdhë.

Perezi kishte qenë duke i pritur futbollistët pas ndeshjes dhe i kritikoi ata për sjelljen e tyre gjatë ndeshjes. Fjalimi i tij vazhdoi për disa minuta, gjatë të cilave ai i sulmoi disa lojtarë për mungesë përkushtimi dhe duke i quajtur “maskarenj”.

Në këtë pikë, Ramosi iu përgjigj, duke e akuzuar Perezin dhe bordin drejtues të “Los Blancos’ për planifikim të dobët dhe duke i fajësuar ata për sezonin e tmerrshëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Më paguaj dhe do të largohem. Kam dhënë gjithçka për këtë klub e madje edhe për ty”, i kishte thënë Ramosi Perezit, në zhveshtore, ku ishin të pranishëm të gjithë.

Një mision ky shumë i vështirë, edhe sikur presidenti Florentino Perez ta ketë me të vërtetë qëllimin për të larguar kapitenin Sergio Ramos.

Përtej presionit popullor që do të krijohej nga tifozët, do të ishte një lëvizje e vështirë ekonomike për tu justifikuar. Ramos do të duhet të paguhej plot 25 milionë euro në marrëveshje, në këmbim të largimit.

Ramos është pjesë e Madridit që nga viti 2005. Ai ka bërë 603 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 84 gola. Ramos ka fituar shumë trofe, veçuar katër të UEFA Champions League.

B.N/dosja.al

Shto Koment