Rajoni

“Ramë dakord të punojmë fort për luftën ndaj korrupsionit”/ Deputetja Hajdari zhvillon takim me presidenten Vjosa Osmani

Hajdari është shprehur se ka rënë  dakord me Osmanin të punojnë shumë për çështjen e Integrimit, betejën e gjatë për ndërtimin e shtetit ligjor, si dhe luftën ndaj korrupsionit.
Featured image of article: “Ramë dakord të punojmë fort për luftën ndaj korrupsionit”/ Deputetja Hajdari zhvillon takim me presidenten Vjosa Osmani Foto nga takimi

KOSOVË– Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ditën e sotme ka zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, njëkohësisht kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin.

Lajmin e ka dhënë vetë Hajdari në një postim në rrjetet sociale, ku ka zbuluar edhe çështjet për të cilën u diskutuan në këtë takim. Dy politikanet kanë mbështetur njëra-tjetrën për punën e bërë dhe atë që kanë dhënë për politikën shqiptare.

Hajdari është shprehur se ka rënë  dakord me Osmanin të punojnë shumë ngushtë për çështjen e Integrimit, betejën e gjatë për ndërtimin e shtetit ligjor  si dhe luftën ndaj korrupsionit.

Sot pata kënaqësinë të zhvilloja një takim me Presidenten e Kosovës dhe Kryetaren e Kuvendit zonjën Vjosa Osmani.

Ndava me të simpatinë për kurajon e treguar në vendimet e marra prej saj, nëpërmjet të cilave nuk pranoi që parimet dhe idealet ti tregtonte për karrierën partiake.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të jesh grua në politikën shqiptare nuk është aspak e lehtë dhe ne e dimë këtë të dyja. Nuk është e lehtë as të ecësh përpara mbi parime dhe ide duke refuzuar pazaret.

Por koha ka ardhur që kjo frymë e kjo mënyrë e të bërit politikë të jetë modeli që përqafojmë si shqiptare, andej e këtej kufirit.

Ramë dakord me Vjosën të punojmë më shumë e më ngushtë për çështjet e integrimit si edhe në betejën e gjatë për ndërtimin e shtetit ligjor e luftës ndaj korrupsionit” shkruan Hajdari në Facebook.

(kle.mu./dosja.al)

 

Shto Koment