Politike

VD/ Negociatat dhe konferenca e donatorëve, Rama: Të mos ushqejmë iluzione për Francën, niveli modest i fondeve do të na kënaqë

I pranishëm në Komisionin e Sigurisë, Rama u prononcua për gazetaren e RTSh-së ku u shpreh se nuk e ka ndjkeur dot Presidentin Macron por që nuk ka pse të ushqejë iluzione dhe mendime të tejskajshme në lidhje me këtë çështje.  Përsa i përket konferencës së donatorëve, Rama tha se nuk pret që të arrijë në nivelin që të plotësojë të gjithë nevojat por që shpreson se do të mbetet i kënaqur nëse mbledhja e fondeve do të ketë një nivel modest.
Featured image of article: VD/ Negociatat dhe konferenca e donatorëve, Rama: Të mos ushqejmë iluzione për Francën, niveli modest i fondeve do të na kënaqë Edi Rama
Përditësuar:

GJERMANI– Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot dritën jeshile të dhënë nga Franca në lidhje me haojen e negociatave apo nisjen e bisedimeve për Shqipërinë në muajin mars të këtij viti. I pranishëm në Komisionin e Sigurisë, Rama u prononcua për gazetaren e RTSh-së ku u shpreh se nuk e ka ndjkeur dot Presidentin Macron por që nuk ka pse të ushqejë iluzione dhe mendime të tejskajshme në lidhje me këtë çështje.  Përsa i përket konferencës së donatorëve, Rama tha se nuk pret që të arrijë në nivelin që të plotësojë të gjithë nevojat por që shpreson se do të mbetet i kënaqur nëse mbledhja e fondeve do të ketë një nivel modest.

Intervista

Gazetarja: Kryeministër, morët një sinjal pozitiv sot nga Franca, presidenti Macron në Mynih dha sinjale pozitive përsa i përket çeljes së negociatave në muajin mars të këtij viti

Rama: Këtu erdha me një qëllim të madh dhe me një detyrë, për të realizuar sa më shumë kontakte për konferencën e donatërëve, që është pasnesër në Bruksel. Më vjen mirë që koha u shfrytëzua me dobi në këtë aspekt. Tani të shikojmë rezultatet edhe pse ka ende orë për të punuar dhe për të pasur një rezultat pozitiv. Dhe detyra e kryetarit të OSBE-së që përfshinte disa takime të rëndësishme në funksion të vijimit të procesit në kryesimin e OSBE-së. presidentin nuk e ndoqa dot sepse siha në takime të tjera. Mesa lexova ishte një sinjal pozitiv, por u them të gjithëve që nuk kemi pse ta ushqejmë veten me iluzione dhe dëshira të tejskajshme edhe pse është shumë legjitime. Kjo gjë nuk varet nga ne, ne do të vazhdojmë të punojmë me këmbëngulje dhe me durim ashtu siç do të punonim nëse do të hapeshin negociatat.

Gazetarja: Mund të na zbuloni detaje zoti kryeministër, duket se mbështetja ëhstë më e rmadhe nga çfarë ishte planifikuar?

Rama: Unë kam një pritshmëri të caktuar që do të thotë se nuk bëhet fjalë për të arritur për të mbushur të gjitha nevojat, por të mbetemi në nivel që sado modest të mund të ketë një peshë në process, nëse e bëjmë këtë do të jemi të kënaqur, nëse shkojmë përtej kësaj, do të jemi të lumtur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Presidenti francez Emmanuel Macron hapi dyert për Maqedoninë e Veriut dhe nis bisedimet për Shqipërinë për negociatat me BE. Macron ka deklaruar se nëse rezultatet e një raporti të Komisionit të BE-së në Mars për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishin pozitive, ai do të mbështesë hapjen e negociatave për ata që të bashkohen në bllok.

Konferenca e Donatorëve do të mbahet në Bruksel në datën 17 shkurt, ku do marrin pjesë mbi 100 shtete, por edhe Banka Botërore me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizata të tjera. Qeveria shqiptare ka zhvilluar pak ditë më parë një konference ku ka bërë me dije dhe dëmet e tërmetit dhe ka publikuar një botim me të gjitha detajet e dëmeve të tërmetit. Fatura e dëmeve të tërmetit ishte gati 1 miliardë Euro. Konferenca e Donatorëve do të organizohet nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, e cila do at hapë atë bashkë me kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin e Këshillit Europian Charles Michel. Dosja.al zbardhi edhe detaje nga axhenda e konferencës me sloganin “Bashkë për Shqipërinë”. 

Në Mynih të Gjermanisë është mbajtur Konferenca e Sigurisë. Në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri Edi Rama dhe kryeministri I ri Kosovës Albin Kurti. Në Mynih dje u nënshkrua marrëveshja për hekurudhat dhe autostradat mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje është arritur me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell që njëherit është edhe i Dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment