Politike

Rama zbulon vendimin që është marrë sot: Brenda 2020 hiqen sportelet, dokumentet merren online (VD)

Në deklaratën e tij, Rama tha se brenda vitit 2020 do hiqen të gjitha sportelet dhe dokumnetet do merren online.

DURRËS- Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së kabinetit qeveritar ka dhënë një deklaratë për mediat. Në deklaratën e tij, Rama tha se brenda vitit 2020 do hiqen të gjitha sportelet dhe dokumnetet do merren online.

Kemi një tejtër prioritet të rëndësishëm shërbimet online, kemi folur dhe është një prioritet që do konkretizohet në janar. Qytetarët nuk do jenë më të detyraur të shkojnë në zyra, të gjithë dokumentat që qytetarët do marrin nga institucionet do i garantoj vetë shtetit. Këto shërbime do fillojnë në janar dhe në 2020 mbyllen të gjitha sportelet. Kemi diskutuar dhe për shengenin rajonal, që është një tjetër prioritet”, u shpreh Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edi Rama ka mbledhur sot kabinetin qeveritar në Golem. Rama dhe minsitrat kanë bërë një bilanc të punës së si vitit 2019. Kreu i qeverisë ka bërë kritika të gjithë ministrave dhe u ka kërkuar më shumë rezultat. Po ashtu Kryeministri u ka kërkuar të gjithë ministrave që të jenë më aktiv në terren për të përballuar tërmetin e 26 nëntorit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment