Politike

Rama zbardh MARRËVESHJEN me PD: Zv/kryetarin e KQZ do e votojmë ne, të jetë atje për teknologjinë… edhe në Izrael, mësuesit i ruajnë votat… (DEKLARATA)

VIDEO
Por edhe ky post tha ai, do të lidhej drejtpërdrejt me teknologjinë në zgjedhje, në mënyrë që të evitoheshin akuzat se qeveria vjedh votat.
Featured image of article: Rama zbardh MARRËVESHJEN me PD: Zv/kryetarin e KQZ do e votojmë ne, të jetë atje për teknologjinë… edhe në Izrael, mësuesit i ruajnë votat… (DEKLARATA) Edi Rama, kryeminister

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zbardhur sot për herë të parë, marrëveshjen që është dakordësuar me ndërkombëtarët dhe me opozitën për Reformën Zgjedhore. Teksa u pa i palëkundur për administratën zgjedhore që siç tha ai duhet të jetë e përbërë nga nënpunësit e shtetit, njësoj si në çdo vend të botës, ku mori si shembull Izraelin, Rama tha se PD do të merrte me votat e PS, nënkryetarin e KQZ. Por edhe ky post tha ai, do të lidhej drejtpërdrejt me teknologjinë në zgjedhje, në mënyrë që të evitoheshin akuzat se qeveria vjedh votat.

PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tani që të kuptohet nga të gjithë. Rekomandimet e OSBE/ODIHR janë atje. Problemi qëndron tek numëruesit dhe komisionerët. Që kur unë e mbaj mend, në raportin e ODIHR, imagjinoni në Izrael, Hamasi dhe Fatahu kanë komisionerë mësuesë. Ata aty s’vijnë si të partive, por si qytetarë. Edhe sot që flasim kjo duket mision i pamundur. E kemi thënë që depolitizimi është i domosdoshëm. Se ligji s’bëhet sot për nesër. Bëhet edhe për më vonë. Identifikimi, ne, duke patur parasysh edhe një nga konkluzionet e atij studimi që bëmë vetë nga kompanitë, se janë shumë pak kompani që e bëjnë, na i thanë të gjitha. Nga momenti i firmosjes së kontratës deri në momentin e realizimit duhet minimumi 6 muaj. Sot jemi shumë vonë, jemi qershor, e zemë se do të miratohet në fund të qershorit. Duhet miratuar struktura e KQZ-së së re, do korrikun në rastin më të mirë. Ja iu duhen 40 ditë, që është shumë pak për të përgatitur të gjithë studimin dhe termat e referencës. Në fund të shtatorit e hedhim në garën ndërkombëtare, tetor-nëntor, tenderi. Një muaj tjetër ankimet. Në janar kontratet. Në shkurt fillon puna. Prill-maj bëhen zgjedhjet. Ne thamë, nëse arrihet le të bëhet 100% dhe të hyjë identifikimi biometrik për aq sa arrihet dhe PD-ja ta gjejë një njeri vetë. Ta zgjedhë brenda, në një nga dhomat e SHQUP-it, ta vërë atje me votën tonë, tuajën e dini vetë. Ta vëjë atje zv.kryetar të KQZ, me mandat ekskluziv për KQZ. Që të mos thonë pastaj, jo tenderi kshu, jo Edi Rama kshu, jo Ogerta andej, e jo ndrikulla e qafiri. Po arritën ne jemi ok. Me një ekspert ndërkombëtar dhe ne s’kemi punë. S’duam të hyjmë në asnjë mënyrë në këtë proces. E bënë? Ka certifikim ndërkombëtar? Jemi OK. Ta bëjnë vetë ata. 

(F.g/dosja.al)

Shto Koment