Politike

Rama vs Basha! 25 ditë nga zgjedhjet, kandidatët për kryeministër “përplasin brirët”, sfidojnë njëri-tjetrin në “Prime Time”

Sonte dy kandidatët për kryeministër do të "përplasin brirët" në dy ekrane, pasi Lulzim Basha është i ftuar në emisionin "Opinion", ndërsa Rama  në ‘Open’.
Featured image of article: Rama vs Basha! 25 ditë nga zgjedhjet, kandidatët për kryeministër “përplasin brirët”, sfidojnë njëri-tjetrin në “Prime Time” Lulzim Basha dhe Edi Rama

TIRANË– 25 ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillt. Mbrëmja e sotme do të sjellë një përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe kundërshtarit të tij, kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Sonte dy kandidatët për kryeministër do të “përplasin brirët” në dy ekrane, pasi Lulzim Basha është i ftuar në emisionin “Opinion”, ndërsa Rama  në ‘Open’.

Në një situatë të ndezur politike, pritet që me të dy garuesit kryesorë në zgjedhje të diskutohen tema si: pandemia e koronavirusit; vaksinimi; rimëkëmbja e ekonomisë etj. Kur të dy palët e refuzojnë një debat ballë për ballë me njëri-tjetrin, kjo është më e afërta që mund të shohim. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(k.m/dosja.al)

 

Shto Koment