Politike

Rama viziton shkollën në Rrashbull, tregon talentin në basketboll dhe shënon kosh, batuta me nxënësit: Hë mo, u ule në fund e, mos të të kapte zysha

VIDEO
Më pas kryeministri Rama bëri dhe batuta me italianin që e shoqëronte dhe mësueset e kësaj shkolle.
Featured image of article: Rama viziton shkollën në Rrashbull, tregon talentin në basketboll dhe shënon kosh, batuta me nxënësit: Hë mo, u ule në fund e, mos të të kapte zysha Edi Rama

DURRËS– Kryeministri Edi Rama vizitoi sot shkollën e rindërtuar “Vëllezërit Haradinaj” në RRashbull të Durrësit.

Fillimisht kreu i qeverisë u ndal tek dhoma e paletrës aty ku dhe sfidoi nxënësit, duke bërë një kosh basketbolli dhe duke treguar edhe njëherë talentin e tij në sporte.

Më pas kryeministri Rama bëri dhe batuta me italianin që e shoqëronte dhe mësueset e kësaj shkolle.


Pjesë nga biseda:

Rama: Përshëndetje drejtoresha…

Drejtoresha: Gjithçka duket për mrekulli, suksese…

Rama: Puna jonë kaq ishte, tani fillon suksesi juaj…gëzimi juaj vazhdon nga tani e tutje. Bravo bravo…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më pas kryeministri ju drejtua nxënësve: Ju pëlqen?

Nxënësit në kor: Po na pëlqen shumë, faleminderit

Rama: Tani duhet vetëm të mësoni dhet a mirëmbani

Nxënësit: Po.

Rama i drejtohet një nxënësi: Hë more ti, u ule në fund ëëë? Mos të kapte zysha…(dëgjohen të qeshura.

Kryeministri del dhe bën një tur në ambientet e jashtme të shkollës. Kjo është një nga shkollat që kryeministri ka inaguruar, pas tërmetit të 26-nëntorit.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment