Politike

Ankara-Athinë-Berlin/ Zbardhet axhenda e turit të kryeministrit Edi Rama, me Turqinë do takohet miqësisht, më 25 shtator pret Kosovën në Shkodër

Pas Turqisë, kryeministri Rama do të ndalet në Athinë, në kryeqytetin grek. Pavarësisht konflitkit mes dy vendeve, nën cilësinë e liderit të OSBE-së, Rama do të jetë më 15 dhe më 16 shtator në Athinë, në “Grand Resort Lagonisi”. Tema e këtij takimi do të jetë kriza ekonomike në lidhje me periudhën e pandemisë së Covid-19.
Featured image of article: Ankara-Athinë-Berlin/ Zbardhet axhenda e turit të kryeministrit Edi Rama, me Turqinë do takohet miqësisht, më 25 shtator pret Kosovën në Shkodër Axhenda dhe Edi Rama
Përditësuar:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama do tw udhwtojw sot drejt Turqisë. Dosja.al ka mësuar se Rama do të jetë për 24 orë në Turqi, gjatë një vizite informale, por nuk dihet nëse do të mblidhet kokë më kokë me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan. Pas Turqisë, kryeministri Rama do të ndalet në Athinë, në kryeqytetin grek. Pavarësisht konflitkit mes dy vendeve, nën cilësinë e liderit të OSBE-së, Rama do të jetë më 15 dhe më 16 shtator në Athinë, në “Grand Resort Lagonisi”. Tema e këtij takimi do të jetë kriza ekonomike në lidhje me periudhën e pandemisë së Covid-19.

Në orën 09:00, në datën 16 shtator, Rama do të mblidhet me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, kryeministrin bullgar, Boyko Borrisov, Dora Bakoyannis dhe George Katrougalos, ministër i jashtëm grek, ku do të flitet për Ballkanin.

Axhenda e Ramës

PËR TË LEXUAR AXHENDËN E PLOTË KLIKONI KËTU

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vizita zyrtare e kryeministrit Rama vjen në një kohë, kur ka nisur edhe debati për çështjen e detit, por siç shihet nga axhenda, takimet e Ramës, nuk kanë lidhje me këtë gjë.  Pak javë më parë qeveria greke njoftoi se do të zgjerohej me me 12 milje në Perëndim të Detit Jon, dhe për këtë do të vijë në Shqipëri edhe ministri i Jashtëm, Nikos Dendias. 12 miljet që do të merren nga Greqia, i përkasin ujërave të përbashkëta dhe jo atyre territoriale. Në zbatim të Konventës së Montego Bayt, Greqia, asht si çdo vend, ka të drejtë të zgjerohet me 12 milje në ujërat e përbashkëta. Shqipëria zgjerimin me 12 milje e ka realizuar që në vitin 1990. Por, sërish ky lajm është hasur në paqartësi në Shqipëri, për shkak edhe të konfuzionit për një marrëveshje për kufirin detar, (që mungon), mes dy vendeve.

Gjithsei, pas Turqisë dhe Greqisë, Rama do të ndalet në Berlin. Kryeministri do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Gjermani, e cila do të ketë në fokus pandeminë e Covid-19. Ndërsa më 25 shtator, Rama do të presë Prishtinën zyrtare në Shkodër.

(j.v;f.m/dosja.al)

Shto Koment