Politike

Rama vizitë në shtëpinë e Aurelit që u hodh nga kati i tretë: Je si Bashkim Fino, në shkollë të hënën do shkojmë bashkë (VD)

Ndërsa gjatë bisedës me Aurelin, Rama i tha se është njësoj si Bashkim Fino dhe kanë bërë një mundje dore së bashku, ku fitimtar ka dalë vogëlushi.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në shtëpinë e re të Aurelit, 8 vjeçarit që u hodh nga kati i tretë për t’i shpëtuar tërmetit të 26 nëntorit.

Rama i ka thënë Aurelit që tani është i famshëm, pas takimit me Kristianon Ronaldon. “Në shtëpinë e ëngjëllit 😇 i cili fluturoi nga kati i tretë për t’i thënë JO vdekjes e që sot pas ëndrrës së realizuar për të takuar Ronaldon, vazhdon jetën plot me ëndrra e dëshira të cilat një kampion i këtij niveli do i arrijë patjetër 💪”, shkruan Rama në Facebook.

Ndërsa gjatë bisedës me Aurelin, Rama i tha se është njësoj si Bashkim Fino dhe kanë bërë një mundje dore së bashku, ku fitimtar ka dalë vogëlushi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Është i fortë, si një Bashkim Fino i vogël me gjithë këtë bark, por këtë se mund dot. Finon e mund, por këtë jo. Është i fortë shumë, por bëhet dhe më i fortë, vetëm duhet të bëj stërvitje”, u shpreh kreu i qeverisë.

Më tej Kryeministri i bëri dhe një premtin vogëlishit, duke i thënë se të hënën do shkojnë bashkë në shkolllë. “Të hënën do vi unë të të coj në shkollë. Vetëm do zgjohesh herët që të shkojmë në orar, se në shkollë shkohet në kohë”, u shpreh më tej kreu i qeverisë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment