Politike

Rama vijon me fushatën elektorale, qytetarët e Lushnjes dhe Divjakës e presin me protesta e pankarta

Por, kryeministri është pritur me protesta nga qytetarët të shumtë nga Lushnja, Fieri, Rrogozhina, Divjaka, të cilët mbanin në dorë pankartat “Rama ik”.
Featured image of article: Rama vijon me fushatën elektorale, qytetarët e Lushnjes dhe Divjakës e presin me protesta e pankarta Edi Rama në Lushnje

LUSHNJE- Kryeministri Edi Rama ka vijuar me fushatën elektorale ditën e sotme, ku u takua me qytetarët e Divjakës dhe Lushnjes.

Por, kryeministri është pritur me protesta nga qytetarët të shumtë nga Lushnja, Fieri, Rrogozhina, Divjakë, të cilët mbanin në dorë pankartat “Rama ik”.

Efektivët e policisë janë duke i ndaluar protestuesit për t’u afruar në vendin, ku po zhvillohet takimi.

Sot socialistët festojnë 28-vjetorin e themelimit të partisë. Edi Rama festoi bashkë me zëvëndësin e tij Erion Braçen në Divjakë. Rama tha se vendimi i Metës për shtyrjen e zgjedhjeve ishte i shëmtuar dhe anti-integrim, duke paralajmëruar reagimin e Kuvendit. Gjatë mbrëmjes ai do të niset drejt Tiranës për të marrë pjesë në koktejlin te selia e PS-së.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment