SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
Ngritja e 4 HEC-eve në Kaçinar të Mirditës ka vënë përballë banorët e zonës me firmën ndërtuese e cila e ka marrë prej kohësh lejen e ndërtimit nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Të parët këmbëngulin në mosndërtimin e këtyre HEC-eve pasi grumbullimi i ujërave në kaskadën Kaçinar do t’u zhdukte atyre çdo lloj mundësie për jetesë. Të dytët pretendojnë se qeveria u ka dhënë të drejtën sipas ligjit të ndërtojnë.
Por të paktën prej disa muajsh konflikti ka zbritur në ‘bazë’, tek administratori i Njësisë Administrative Gjet Shkurti. Vetëm 2 muaj më parë ky i fundit u kap në audio me disa banorë të zonës teksa i kërcënonte ata për t’u hapur rrugë ndërtimeve të HEC-eve se projekti shkonte në miliona lekë.
“Pasha Zotin njanen ke me e ba, a me hik a me marrë paret (50 mijë euro), vec n’hifsh n’tok”, dëgjohet Shkurti në audio ndërsa banori i përgjigjet: “Ti Gjet s’mundesh me na ba presion”.
Audio u publikua në muajin korrik në Facebook-un e ish-kryeministrit Berisha. Ndërkohë sot Faxweb.al ka siguruar një tjetër audio ku dëgjohet administratori socialist i Kaçinarit, Gjet Shkurti teksa debaton me një banor të zonës ku i përmend dhe kryeministrin Rama si garanci e ndërtimit të këtyre HEC-eve:
“Veç në q*ftë nanën e vet Edi Rama se ka me i dal zot deri ditën e fundit ose ka me i dhan firmës 7 milionë euro mbrapsht, se i ka dhan firmën për me e bo, trrakk, e di ai“. Banori (i paidentifikuar) i kërkon ta zgjidhin këtë çështje me Kanun, por sipas administratorit Shkurti shoqëria e ka marrë ‘me shtet’ lejen, çka garanton mospengimin e ndërtimit të HEC-eve në zonë.
Biseda e plotë mes administratorit Gjet Shkurti dhe një banori të zonës:
Administratori: As s’jemi djegur, as s’kemi dalë fare. I dalim zot vetes e harrojmë shtetin, shtetin e lëmë mënjanë, me merremi me punët tona.
Qytetari: Pse nuk e zgjidhni me Kanun punën e ujit atëhere?
Administratori: Se kemi fitu me Kanun (lejen) e kemi fitu me shtet. Por katunit (banorëve të fshatit), duhet me iu përgjigj.
Qytetari: Herë thua Kanun e herë me shtet mor burrë…
Administratori: E ka fitu me shtet (lejen e HEC), dhe ate veç në q*ftë nanën e vet Edi Rama se ka me i dal zot deri ditën e fundit ose ka me i dhanë firmës 7 milionë euro mbrapsht, se i ka dhëne firmën për ta bërë, trrak, e di ai… Ndërsa me zakon e di ai se ka thënë Edi Rama, ajo është toka jote.
Kujtojmë se kontrata për ndërtimin e HEC-eve në zonën e Mirditës është firmosur mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Shoqërisë “Shpërdhaza – Energji” shpk. Gjithashtu administratori Gjet Shkurti është nipi i pronarit të “Shperdhaza Energji”, Ndue Shkurti.
Nga ana tjetër odisea e banorëve në mbrojtje të resurseve të tyre natyre vijoi dhe sot ku u shënuan disa incidente në zonën ku është parashikuar ndërtimi i HEC-eve. Gjithashtu mbrëmjen e kaluar një banor i zonës u shoqërua në komisariat dhe u mbajt për disa orë pasi u kishte bërë thirrje banorëve të tjerë të protestonin kundër nisjes së punimeve
Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se në asnjë prej 4 HEC-eve të parashikuara në zonën e Mirditës nuk ka nisur puna për ndërtimin e tyre. Atëherë nëse qeveria nuk i ka ‘mbrojtur krahët’ firmës ndërtuese me klauzola dëmshpërblimi në rast të mosrealizimit të investimit lind pyetja: Pse kryeministri Rama duhet t’i kthejë mbrapsht 7 milionë euro?!
(Marrë nga FaxWeb.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë, ku pronari i një banese ka plagosur punëtorin.Sipas informacioneve q...
VLORË- Nënë e birë janë arrestuar ditën e sotme nga Policia e Vlorës, pasi kishin fshehur fëmijën e mitur nga prindi tjetër pas ndarjes. Ka qenë 39-vje&cce...
TIRANË- Sigurohet dosja e plotë të Prokurorisë për operacionin “Limit”, i cili përfundoi me 58 persona të arrestuar, ndërsa ndaj tyre rëndojnë akuzat për t...
TIRANË- Në vijim të përgjimeve të përgjimeve, prokuroria ka transkriptuar bisedën e Olger Braimllarit, menjëherë sapo ka marrë vesh se xhaxhai i tij Genci ...
TIRANË- Në dosjen e siguruar nga “BalkanWeb” janë zbardhur transkriptet e bisedave mes personave të përfshirë në këtë grup. Në bisedën nr,1909 datë 25.06....
MIRDITË- Ditën e sotme banorët e 5 fshatrave nga Bashkia Mirditë janë ngritur në protestë kundër ndërtimit të HEC-eve në vendin e tyre.Protestat e banorëve...
KUKËS– Një magazinë është shkrumbuar nga flakët në Kukës. Brenda saj kishin materiale që nxisin zjarrin si bojra e goma makinash.Godina që shërbente si mag...
TIRANË– Një 22-vjeçar është arrestuar pasi qarkullonte në Tiranë me armë dhe drogë.Pas disa informacioneve të marra nga qytetarët, forcat “Shqiponja...
GJIROKASTER– Kryetari i Partisë Demokratike në Gjirokastër, Dasho Aliko ka rrëfyer arsyet e sherrit që ndodhi në Gërhot, tek varrezat e Dëshmorëve, mëngje...
KPRÇË- Banorët e Qafëzezit janë ngritur në protestë për problemet dhe dëmet që ka shkaktuar tërmeti që prej datës 1 qershor. Ata shprehen se janë të...