Politike

Rama uron Avdullah Hotin si kryeministër: Rrugëtim të mbarë qeverisë së re, është periudhë jo e lehtë përpëlitjesh

Kryeministri Edi Rama i uron Hotit punë të mbarë për drejtimin e vendit në një kohë kur situata politike në Kosovë është e trazuar. 
Featured image of article: Rama uron Avdullah Hotin si kryeministër: Rrugëtim të mbarë qeverisë së re, është periudhë jo e lehtë përpëlitjesh Edi Rama dhe Avdullah Hoti

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës, Avdullah Hotin për detyrën e tij të re.

Me anë të një statusi në Twitter, Rama i uron Hotit punë të mbarë për drejtimin e vendit në një kohë kur situata politike në Kosovë është e trazuar.

U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre, me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik,do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën,”-shkruan Rama. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kosova nga sot do të ketë qeveri të re. Abdullah Hoti ka marrë votëbesimin e Kuvendit, pasi arriti të siguronte 61 pro dhe ka formuar kabinetin e tij qeveritar. Seanca për zgjedhjen e Hotit u zhvillua sot dhe kryeministri i ri ka treguar prioritetet e punës që ishin rimëkëmbja e ekonomisë dhe dialogu me Serbinë. Vetëvendosje ka thënë se kjo zgjedhje është jolegjitime dhe bojkotuar seancën.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment