Kulture

Rama uroi Bajramin me xhaminë e Gjirokastrës, reagon Forumi për mbrojtjen e Trashëgimisë: Turp! Duhen ndërprerë restaurimet

Kryeministri Edi Rama uroi Kurban Bajramin me fotot e xhamisë së Pazarit në Gjirokastër. Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore. 
Featured image of article: Rama uroi Bajramin me xhaminë e Gjirokastrës, reagon Forumi për mbrojtjen e Trashëgimisë: Turp! Duhen ndërprerë restaurimet Xhamia e Pazarit të Gjirokastrës

GJIROKASTËR– Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur fotot e xhamisë së Pazarit në Gjirokastër që është rikonstruktuar për të uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

“Me këto pamje të punës së bukur për nxjerrjen në dritë të Xhamisë së Pazarit në Gjirokastër, gëzuar Kurban Bajramin,” shkruan Rama.

Postimi i Ramës:

Menjëherë pas postimit të Ramës, një reagim ka ardhur nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore lidhur me objektin e rikonstruktuar. 

“Ky është një turp – ta mbaje kush e ka bërë! Mirë kryeministri se nuk ia ka idenë këtyre gjërave, por Instituti i Monumenteve pse ka degraduar deri në këtë pikë sa të tjetërsojë teknikat shekullore mesdhetare të mbulimit? Kjo është e tmerrshme! Po tjetërsohen objektet me përfaqësuese të vendit dhe është hedhur në plehra Karta e Restaurimit. Forumi prej vitesh ngulmon që duhen ndërprerë restaurimet, dhe të bëhen vetëm punime konsolidimi të monumenteve në rrezik, pasi në atë Institut të mjeruar nuk ka me kapacitete profesionale.”

Postimi i plotë:

Xhamia e Pazarit ndodhet në lagjen Pazari i Vjetër, Gjirokastër, Shqipëri. Për shkak se ishte xhamia e vetme ekzistuese që nga 15 para Luftës së Dytë Botërore, ajo është quajtur Xhamia e Gjirokastrës. Mori statusin monument kulture në vitin 1973. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment