Politike

Presidenca e OSBE-së, Rama dhe ministri i Ukrainës në konferencë, kryeministri: Synojmë armëpushimin

Nën postin e kryetarit të –OSBE-së, kryeministri Edi Rama theksoi se vizita e tij në Ukrainë nuk është një rastësi dhe se do të bëjë çmos që të inkurajojë zbatimin e marrëveshjes në MINSKUT.
Përditësuar:

UKRAINË– Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë me ministrin e Ukrainës, Vadym Prystaiko gjatë vizitës që pati në këtë shtet. Nën postin e kryetarit të –OSBE-së, kryeministri Edi Rama theksoi se vizita e tij në Ukrainë nuk është një rastësi dhe se do të bëjë çmos që të inkurajojë zbatimin e marrëveshjes në MINSKUT. Rama shtoi më tej se do të respektohen të gjitha parimet e OSBE-së, duke synuar kështu uljen e konflikteve dhe mos pasjen e viktimave civile. Sipas kryeministrit, një prej sfidave më të ngutshme është ajo e sigurisë në Europë.

Sfida më e ngutshme, siguria në Europë. Nuk është rastësi vizita në Ukrainë si kryetar i OSBE-së. Do të inkurajojmë zbatimin e marrëveshjes në MINSKUT. Falenderim për diskutimet e sinqerta dhe productive. Do bëjmë maksimumin për respektimin e parimeve të OSBE-së. Konflikti prodhon viktima civile, synojmë të arrijmë armëpushimin,”- u shpreh Rama.

Ministri i Punëve të Jashtme në Ukrainë, Vadym Prystaiko shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunimin me Shqipërinë. Ai u shpreh më tej se synonte zgjerimin e bashkëpunimit me OSBE-në, tashmë që në krye të këtij misioni qëndron kryeministri Edi Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Të nderuar kolegë dhe miq, jemi shumë të kënaqur që t’i urojmë mirëseardhjen këtu, në emër të ministrisë së jashtme. Sot, kemi mundësinë unike për të folur pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë dhe po kështu ai ka një kapacitet tjetër, duke qenë e është edhe kryetari i OSBE-së këtë vit. Do t’ju kërkoja që të ishit shumë diplomatik kundrejt kryeministrit të Shqipërisë, pasi ai do të ketë shumë takime sot, do të takojë kryeministrin, Presidentin. Më pas do të kemi mundësinë për të pasur një takim dypalësh me delegacionin shqiptar. Ne kemi diskutuar me kryeministrin Rama se si mund të zgjerojmë bashkëpunimin me OSBE-së dhe aplikimet për ta gjatur këtë mision në Ukrainë. Gjithashtu kemi cekur edhe sfidat, çështjet e sfidave, përfshirë dhe marrënien me rusët, të gjitha kto janë diskutuar me kolegët tanë të OSBE-së. po kështu besoj se në këtë ditë do të kemi mjaft sukses në marrëdhënien dypaëshe mes Ukrainës dhe Shqipërisë. Kemi vendosur theksin drejt hapave të mëtejshëm që do të ndjekim për marrëdhënien mes nesh,”– u shpreh Prystaiko.

Kryeministri i vendit Edi Rama, nis sot nga Ukraina rrugëtimin e tij në drejtimin e Presidencës së OSBE-së. Në cilësinë e kryetarit të zyrës së OSBE-së, kreu i qeverisë u shfaq në mes të dëborës në Ukrainë, teksa ecte bashkë me delegacionin. Pak ditë më parë Shqipëria mori zyrtarisht kryesimin e OSBE-së. Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, e cilësoi këtë si moment historik dhe inspriues për vendin.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment