Aktualitet

Rama u tregua i prerë për pagesat, OSHEE-ja ju tregon oraret: Ja kur mund të vini në sportele, e bëni dhe online

Vetëm pasi kryeministri Edi Rama, u tregua i prerë kur tha se të gjithë duhet të pagujnë faturat e energjisë eelktrike, OSHEE-ja ka caktuar dhe oraret. Në një status në Facebook, shkruhet se të gjithë qytetarët mund të paraqiten pranë sporteleve nga ora 07:00 deri në 13:00, ose mund ta bëjnë pagesën online.
Featured image of article: Rama u tregua i prerë për pagesat, OSHEE-ja ju tregon oraret: Ja kur mund të vini në sportele, e bëni dhe online OSHEE

TIRANË– OSHEE-ja ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë abonentët që duan të oaguajnë faturat e dritave. Vetëm pasi kryeministri Edi Rama, u tregua i prerë kur tha se të gjithë duhet të pagujnë faturat e energjisë elektrike, OSHEE-ja ka caktuar dhe oraret. Në një status në Facebook, shkruhet se të gjithë qytetarët mund të paraqiten pranë sporteleve nga ora 07:00 deri në 13:00, ose mund ta bëjnë pagesën online.

Pagesa e faturës mund të bëhet online përmes ëeb oshee.al. Aplikacioneve bankare, e-albania. Mjafton të regjistroheni duke futur të dhënat e sakta që kërkohen. Gjithashtu, sportelet tona janë hapur çdo ditë 07:00 – 13:00. Mund të përdorni edhe sportelet e postës, bankave dhe transferimit të parave,”- shkruhet në njoftim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe 5 viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

(f.m.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment