Politike

Rama: U joshëm nga sirenat joshëse të Haxhi Qamilit, Sudes e Saliut, por nuk do të kthehemi më mbrapa

I pranishëm në një takim me kandidatët e PS-së për deputetë, Rama tha se duhet të rilindë vendi. Ai shtoi se janë joshur nga sirenat e 'Haxhi Qamilit e të Sudes e Saliut', duke nënkuptuar këtu Opozitën por që nuk do ta bëjë më këtë gjë.
Featured image of article: Rama: U joshëm nga sirenat joshëse të Haxhi Qamilit, Sudes e Saliut, por nuk do të kthehemi më mbrapa Edi Rama

GJIROKASTËR– Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të Gjirokastrës që të mos lejojnë që të kthehen mbrapa dhe që votën ja japin më 25 prill për Partinë Socialiste. 

I pranishëm në një takim me kandidatët e PS-së për deputetë, Rama tha se duhet të rilindë vendi. Ai shtoi se janë joshur nga sirenat e ‘Haxhi Qamilit e të Sudes e Saliut’, duke nënkuptuar këtu Opozitën por që nuk do ta bëjë më këtë gjë.

“Kështu është gjithë procesi i zhvillimit ku ne jemi sot, njësoj si dyert e Gjirokastrës. Të tjera dyer presin për tu hapur. Shtëpi që rindërtohen dhe të tjera që presin të ndërtohen e të rilindin. U bë një kohë shumë e gjatë braktisje e degradimi, pluhuri dhe indeiference për të hyrë në këtë proces. Ne kemi hyrë tani dhe zgjedhja më 25 prill është shumë e qartë. Të vazhdojmë të hapim dyer, të rilindin pjesë të këtij organizmi kaq të bukur. Apo të ndalemi e të kthehemi mbrapa? Siç kemi bërë kur ramë pre e sirena joshëse të Haxhi Qamili e të Sudes e Saliut dhe përvëluam veten. Të gjitha rëniet mbrapsht janë ndryshe, por kanë një të përbashkët, rikthejmë të shkuarën në vendin tonë. Kemi vendosur një objektiv për të kapur një majë, ngjitja është e vështirë,”- tha Rama ndër të tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJM KRYESOR:Rama pranon rëndësinë e kontrollorëve: Nuk zëvendësohen sa hap e mbyll sytë, luftuam gjithë natën për vaksinat. Luli, një kukull që flet kur kurdiset

(f.m/dosja.al)

Shto Koment