TEPELENË– Kryeministri Edi Rama ka ndezur garën brenda Partisë Socialiste duke kërkuar rezultate për zgjedhjet. Gjatë një takimi të zhvilluar në një bujtinë, Rama e ka “ngacmuar” kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçin duke e krahasuar me deputetin Damian Gjiknuri.
Ky i fundit, ka përdorur gjatë gjithë kësaj fushate fjalën “tërmet”, e cila u përmend edhe në përgjimet e publikuara nga gazeta “Bild”.
PJESË NGA BISEDA:
Rama: Ti je nga Picari tamam. Nga aty vjen tërmeti. Ke garë të fortë me Damianin?
Peçi: Unë kam lindur tërmet, ai do të bëjë tërmet.
(k.m/dosja.al)