Politike

Rama tregon mesazhin nga qytetari: Më tha kam gruan me tumor, më duhet ta dërgoj në Itali, po humbi takimin i duhej të priste 1 muaj

VIDEO
Rama tha se një qytetar i kishte bërë të ditur se i duhej të nisej drejt Italisë për takimin që gruaja e tij ka me mjekët pasi është me tumor. 
Featured image of article: Rama tregon mesazhin nga qytetari: Më tha kam gruan me tumor, më duhet ta dërgoj në Itali, po humbi takimin i duhej të priste 1 muaj Edi Rama

GJIROKASTËR– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme, se një qytetar i kishte dërguar mesazh pas anulimit të fluturimeve në aeroportin e Rinasit.

Rama tha se një qytetar i kishte bërë të ditur se i duhej të nisej drejt Italisë për takimin që gruaja e tij ka me mjekët pasi është me tumor.


‘Kam pasur dje mesazhe nga një qytetar, me emër dhe mbiemër nga Vlora i cili më thoshte kam gruan me tumor, kam nesër në mëngjes takimin e radhës. Më tha po humba takimin më duhet të pres një muaj. A kuptoni se cfarë janë në gjendje të bëjnë këta.’- tha Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

‘Stresohen se paguhen 2 mijë dollarë’, Rama në Dropull: Ku është Basha? Pse nuk reagon për pengmarrjen e aeroportit të Rinasit? Sulm nga Berisha & Meta

(a.b)/dosja.al

Shto Koment