Politike

Rama tregon incidentin, zbulon se si banditët e ndoqën Niko Peleshin deri në oborrin e policisë

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar një incident me Niko Peleshin teksa ai garonte për drejtimin e Bashkisë së Korçës.
Featured image of article: Rama tregon incidentin, zbulon se si banditët e ndoqën Niko Peleshin deri në oborrin e policisë Edi Rama

KORÇË- Kryeministri Edi Rama ka zbuluar një incident në vitin 2011 kur për bashkinë e Korçës garonte Niko Peleshi. Rama tregoi se gjatë fushatës elektorale Peleshi është ndjekur nga banditë.

“Në zgjedhjet e vitit 2011 në Korçë, deri brenda në oborrin e policisë i shkonin pas banditët Niko Peleshit, dhe drejtori i Policisë i thoshte e kemi hapur policinë dhe për qytetarët, jemi transparentë, nuk kemi çfarë t’i themi qytetarit”, tha kryeministri gjatë takimit elektoral në Korçë.

Kryeministri Edi Rama vijon fushatën. Sot ka prezantuar kandidatët e PS-së për zonën e Korçës. Si në çdo qytet tjetër Rama është pritur edhe në Korçë me protesta. Mes protestuesve, të drejtuar nga ish-deputetët Ervin Salianji dhe Endrit Braimllari, dhe policisë ka pasur edhe përplasje fizike.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment