Politike

Rama tregon detyrën që i ka caktuar Veliajt: Nesër pres që të jenë bërë ndryshimet

VIDEO
Rama tha se tezgat duhet të jenë larg nga njëra-tjetra, pasi nuk mund të lejojmë që të krijohen radhë e grumbuj.
Featured image of article: Rama tregon detyrën që i ka caktuar Veliajt: Nesër pres që të jenë bërë ndryshimet Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se sot i ka kërkuar kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që të marrë masa për të ndarë tezgat në teregjet e lagjeve. Rama tha se tezgat duhet të jenë larg nga njëra-tjetra, pasi nuk mund të lejojmë që të krijohen radhë e grumbuj.

I kam kërkuar kreut të Bashkisë së Tiranës që nga ky monent e deri nesër të mundësojnë ndarjen e të gjitha tezgave në tregjet e lagjes të jenë të ndara, që të mos të gjitha në një pikë dhe të kenë distanca, pasi krijohet radhë dhe grumbuj njerëzish. Pazaret mund të bëhen pa u futur të gjithë në një kanal aty, dhe besoj se nga nesër do jetë në zbatim. Por të njëjtën gjë ua kam kërkuar dhe kryetarëve të bashkive për tregjet e qytetet”, u shpreh Rama.

Nga e hëna askush nuk del dot më në pazar apo farmaci pa marrë lejen me e-mail ose telefon në emër të familjes. Rama ka prezantuar sot planin e ri të daljes së qytetarëve, ku tashmë do dilet vetëm një orë në ditë dhe leja do kërkohet 24 orë para. Kreu i qeverisë: Pensionistët nuk përfitojnë, për ta do kujdeset shteti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(A.B. Dosja.al)

 

Shto Koment