Politike

Rama tregon bisedën me një avokat të njohur kroat: Tha se për aktakuzën duhet të përgjigjen prokurorët, e jo të akuzuarit

VIDEO
Kreu i qeverisë tha se avokati ishte shprehur se për atë aktakuzë duhet të përgjigjej prokurori që e kishte shkruar e jo ata që akuzoheshin.
Featured image of article: Rama tregon bisedën me një avokat të njohur kroat: Tha se për aktakuzën duhet të përgjigjen prokurorët, e jo të akuzuarit Edi Rama

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka treguar sot bisedën që ka patur me një avokat shumë të njohur kroat për aktakuzën kundër Thaçit e Veselit. Kreu i qeverisë tha se avokati ishte shprehur se për atë aktakuzë duhet të përgjigjej prokurori që e kishte shkruar e jo ata që akuzoheshin.

“Pse një avokat shumë i njohur kroat ka thënë që për atë fletërrufe nuk duhet të përgjigjen ata që janë akuzuar, por prokurorët. Pse ka thënë kështu, pasi nuk është parë kurrë në historinë e drejtësisë kjo gjë që ka ndodhur në këtë rast”, tha Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rama ka përfunduar vizitën 2 ditore në Kosovë. Për dy ditë me radhë, Rama takoi liderët politikë në Kosovë, por nuk shtrëngoi dot duart me Haradinajt. Kreu i qeverisë tha se i kishte kërkuar takim, por i ishte mbyllur dera. Në fund të vizitës, Kryeministri ka njoftuar tërheqjen e padisë kundër kreut të AAK-së. Rama tha se vizita në Prishtinë ishte për tu informuar dhe jo për të bashkuar politikën. Ai ka kundërshtuar edhe njëherë aktakuzat e tha se Kosova sot ndodhet në një udhëkryq të madh dhe në rrezik.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment