Politike

Rama thumbon kryetarët e bashkive: Kush është keq për vetura të gjejë një kalë, s’do blihen makina e kolltuqe vitin e ardhshëm (VD)

Rama thumbon kryetarët e bashkive: Nuk do të blihen makina apo mobilohen zyra vitin e ardhshëm. Sipas tij kush do makinë, të marrë një kalë.

Tiranë- Në mboledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Edi Rama ka thumbuar dhe kryetarët e bashkive për shpenzimet në bashkitë që ata drejtojnë.

“Në vitin e ardhshëm nuk do të blihet asnjë makinë, as do mobilohet asnjë zyrë, tavolinë, kolltiqe, televizorë e të tjera, në të gjitha bashkitë e vendit. Kush do të jetë keq për makinë të gjej një kalë. Kryetar bashkie me kuaj do të ishin një inovacion ekologjik dhe sidomos kryetarët e njësisë administrave, do të ishin të mirëseardhur në komunitet, që të mos lëvizin me vetura nëpër qendrat e qyteteve”, tha Rama.

Rama mbledh sërish qeverinë. Kryeministri i bën thirrje qeverisë që që identifikojë përgjegjësit e ndërtimeve. Ai premtoi se do të ndërtojë në një plan afatgjatë10 mija banesa, dhe një afatshkurtër 5 mijë. Ai premtoi se në Tiranë, Durrës dhe Kurbin do të ndërtohen lagje të reja. Rama nënvizoi se para Krishtlindjeve të pastrohen të gjitha inertet në Durrës me kontribut të kompanive private.

J.V/Dosja.al

Shto Koment