Politike

Rama ‘thumbon’ banorët e Kamzës: Votuat symbyllur PD-në për 30 vite, ata baltosin punën tonë

Edi Rama publikon pamje nga kantieri i ujit në Bathore, duke thënë se ky është një investim për më shumë se 53 mijë banorë të Kamzës.
Featured image of article: Rama ‘thumbon’ banorët e Kamzës: Votuat symbyllur PD-në për 30 vite, ata baltosin punën tonë Edi Rama

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka bërë publik investimin për më shumë se 53 mijë banorë të Kamzës. Ai ka publikuar pamje nga  kantieri i ujit në Bathore duke thënë se ky është një investimi që iu duhej.

Rama shkruan në postimin e tij se Kamza do të dalë më në fund nga mesjeta infrastrukturore, pasi ata ndërtojnë me mund e durim për Shqipërinë Europiane, ndërsa PD-ja, partia të cilën ata e votojnë prej 30 vitesh, prish punët.

Sipas Ramës, ‘Pas ndërhyrjeve në kolektorin kryesor dhe lidhjet e shtëpive në rrjetin e kanalizimeve të 11 963 abonentëve, mijëra banorë e biznese të këtyre zonave nuk do të përballen më me përmbytjet tradicioale masive gjatë shirave, që pasonin shiun e votave për PD-në”.

Mesazhi i Ramës:

KANTIERI I UJIT në BATHORE – FRUTIKULTURE – LAKNAS -ZALLMNER, një investim për 53 372 banorë të Kamzës, që votuan symbyllur në shumicë për 30 vjet PD-në dhe prej 30 vjetësh iu fishkëllejnë rubinetat kur i hapin për ujë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas ndërhyrjeve në kolektorin kryesor dhe lidhjet e shtëpive në rrjetin e kanalizimeve të 11 963 abonentëve, mijëra banorë e biznese të këtyre zonave nuk do të përballen më me përmbytjet tradicioale masive gjatë shirave, që pasonin shiun e votave për PD-në.

Vijojmë në 2021 me nisjen e një investimi madhor në Kamëz, për të përmbyllur njëherë e mirë historinë e ujërave të ndotura që bashkëjetojnë me familjet e Kamzës, si pasqyra më besnike e paturpësisë “demokratikase” ndaj tyre.

Me ndërtimin e Impiantit të Ujërave të ndotura dhe përmbylljen 100% të investimit në sistemin e kanalizimeve, Kamza do të dalë më në fund nga mesjeta infrastrukturore ku jeton, zhvillon mitingje dhe voton PD-në prej 30 vjetësh…
S’ka problem, i kemi ndarë punët, ne ndërtojmë me mund e durim Shqipërinë Europiane kudo, për të gjithë, PD-ja baltos punën tonë, kurdo e me gjithsej! Pa pikën e turpit.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment