
Tiranë- Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje prokurorisë që identifikojë përgjegjësit, ndërtuesit, për ndërtimet që janë bërë janë standardeve. I prerë në fjalën e tij ai paralajmëroi se ndërtuesit nuk do e kalojnë pa u lagur dhe se kush ka falimentuar, të shesë shtëpinë për të bërë riparimet e pallateve që ka ndërtuar.
Sa i përketit buxhetit të 2020, kryeminsitri theksoi se me ndërtimet e reja në vend nuk do të preken parametrat kryesore të tij. Ai u shpreh se qëllimi i Komitetit të Rindërtimit nuk është të godasë ekonominë e vendit por ta rrit atë. Rama tha se qeveria ka ristrukturuar buxhetin e 2020 duke vendosur në dispozicion të fondit për tërmetin tragjik si fazë të parë 0.4% të PBB.
Në fjalën e tij ai bëri edhe premtimin e madh që në një plan afatgjatë do të rindërtohen 10 mija banesa, dhe një afatshkurtër 5 mijë për të prekurit nga tërmeti. Skenari sipas tij është që në qytet e prekura të ndërtohen lagje të reja.
Sa i përket problemit të inereve Rama nënvizoi se para Krishtlindjeve të pastrohen të gjitha inertet në Durrës me kontribut të kompanive private. Ai dha urdhër që intertet do të vendosen në zonën e Porto Romanos dhe në të do të punohet shumë, për t’u kthyer në një park.
Ai nuk u ndal së ironizuari kryetarët e bashkive, pasi u shpreh se për vitin ardhshëm nuk do të bëhet asnjë shpenzim për vetura dhe zyra. “Kush është keq për vetura të gjejë një kalë“, tha Rama për kryetarët bashkive.
Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik. 51 persona humbën jetën, 913 u plagosën, 47 u nxorrën gjallë nga rrënojat. 22 persona ende janë të shtruar në spitalin e Traumës.
J.V/Dosja.al
-
8:26
Platforma e opozitës, Rama i përgjigjet Bashës: Pika e tretë është qamet, s’ndalojmë investimet
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur propozimit me tre pika të opozitës, në lidhje me nxjerrjen e vendin nga situata pas tërmetit. Rama duke iu përgjigjur Bashës , tha se dy pikat e para janë shumë në rregull, por pika e trete është qamet.
Pika e tretë e propozimit të opozitës është anulimi i koncnesioneve me vlerë 150 milionë dollarë dhe ato para të përdoren për të prekurit nga tërmetit. Kreu i qeverisë më tej tha se opozita nuk duhet t’i bëjë propozimet nga mediat, por të ulet në tavolinë.
“Opozita jo vetëm që nuk është ulur në tryezë, ku ne jemi për të përballua idetë. Këtu nuk është situatë që të grindemi se kush e ka idenë më të bukur, por kjo është se si të bëhet më mirë. Deri tani jemi njohur me tre pika që do të qenkan zgjidhja dhe është komponent i gjithë ekranit të ditës, fillon dita duke qarë , duke u gajasur dhe duke qeshur. Këto tre pikat janë një ushqim për buzëqeshjen, nuk dua të them po gajasen , sepse nuk duhet të ndjehen keq kolegët e opozitës. Të thuash të mblidhen 500 inxhinierë, pse kaq? Pse jo 600, pse jo 450. Pika e dytë: të bëhet urgjentë identifikimi i dëmeve. Po bëhet. Kemi ngritur gjithë dynjanë në këmbë. Është bërë Durrësi si lagjja para OKB, që sheh lloj lloj rracash dhe dëgjon të gjitha gjuhët. Pika e tretë është qamet. Të mos financohen oligarkët. Vazhdon loja. Të ndalohet financimi oligarkëve dhe 150 mln që do i marrin aty, t’i marrë populli. Dmth të ndalojmë kontrollin shëndetësor bazë falas, që e paguajmë ne nga i cili përfitojnë qytetarët. Të ndalojmë shërbimet e dializës. Të ndalojmë shërbimit mjeteve spitalore, dhe tu themi njerëzve se barkun do t’ua hapim me gërshërë dhe do t’ua qepim me makinë qepëse. Të ndalojmë edhe rrugën e Arbrit. Dmth të ndalojmë të gjithë shërbimet, Pse? Sepse nuk kanë fantazi më shumë se kaq. I ftoj të vijnë në tryezë dhe të dëgjojmë idenë. Ta shohim njëri tjetrin si bashkëpunëtorë në këtë proces”-tha shefi i qeverisë.
-
7:50
Rama thumbon kryetarët e bashkive: Vitin e ardhshëm s’do të blihet asnjë makinë, kush është keq për vetura të gjejë një kalë
Në mboledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Edi Rama ka thumbuar dhe kryetarët e bashkive për shpenzimet në bashkitë që ata drejtojnë.
“Në vitin e ardhshëm nuk do të blihet asnjë makinë, as do mobilohet asnjë zytë, tavolinë televizorë e të tjera, në të gjitha bashkitë e vendit. Kush do të jetë keq për makinë të gjej një kalë. Kryetar bashkie me kuaj do të ishin një inovacion ekologjik dhe sidomos kryetarët e njësisë administrave, që të mos rrinë vërdallë me vetura.”, u shpreh Rama.
-
7:50
Rama jep premtimin e madh: Do ndërtohen 10 mijë banesa në Durrës, Tiranë dhe Kurbin, qyteza dhe lagje të reja me standarde të larta
Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se skenari i tij për ndërtimet është se në qytet e prekura të ndërtojë lagje të reja, me banesa të cilat të kenë një standard të lartë. Ai theksoi se në një periudhë afatgjatë do të ndërtohen 10 mijë apartamente.
“Skenari im i preferuar është ndërtimi i dis qytezave të reja, që të jetë krenari kombëtare, jo banesa sociale të tipit që kemi njohur deri më tani, që ndërtohen për të varfërit dhe që e kanë në ballë në gjithë jetën që janë të varfër. Do të ndërtojmë një lagje të re, me ndërtime të reja, me kopshte çerdhe, lagjja më e bukur në Durrës.Në Tiranë dëshiroj të ndërtojmë 1 lagje të madhe dhe dy lagje të vogla. Do ta shtrojmë këtë çështje në një konsultë. Në zonën e Kurbimit të gjitha pallatet do t’i shembim dhe do të ndërtojmë një lagje të re. Pra do të kemi 10 mijë apartamente në një fazë të gjatë dhe 5 mijë apartamente në afat të shkurtër.Do të bëjmë ndërtime të reja që janë shembullore, qeveria do të ndërtojë në të njëjtin nivel dhe me shumë shpenzime” , u shpreh Rama.
-
7:50
Tërmeti/ Rama: Me ndërtimet e reja nuk do të preken parametrat kryesore të buxhetit, qëllimi është të rritim ekoniminë
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë ka deklaruar se me ndërtimet e reja në vend nuk do të preken parametrat kryesore të buxhetit. Ai theksoi se qëllimi i Komitetit të Rindërtimit nuk është të godasë ekonominë e vendit por ta rritë atë.
“Sot iki në Samirtin e Natos, do të takohemi me vendet anëtarë, do të kërkoj ndihmë për tërmetin. Për publikun duhet të paraqesim një ekspoze, që duhet të kemi sa më shumë informacion, të gjithë edhe ata që janë të terrorizuar nga media, për të kuptuar se shkalla e rrezikut është shumë e ulët. Ministri i Brendshëm duhet të ndjekë edhe procesin e identifikimit të vënies para përgjegjësisë të përgjegjëse, me të gjitha strukturat që përfshihen, në bashkëpunim me prokurorinë dhe Institutuin e ndërtimit. Folëm për riparimet, folëm për pastrimin. Duhet të flitet me bashkitë edhe për katet që janë mbi lejën e ndërtimit. Është me shumë rëndësi të kemi një listë shumë të saktë personave që do të hyjnë në programin e rindërtimit. Duhet tani të fillojmë të kthejmë në shtëpi ata që nuk i kanë banesat të dëmtuara. Sa i përket çështjes së rindërtimit. Së pari nuk do të prekim parametrat kryesore të buxhetit, këtu sfida nuk është që të rindërtojmë atë që iu detyrohemi këtyre njerëzve për t’u ndërtuar shtëpitë, por nuk duhet të godasim ekonominë tonë. Nuk duhet të heqim dorë nga synimi për të rritur ekonomine. Vlerësimi i saktë për ndërtesa të reja”, u shpreh Rama.
-
7:50
Tërmeti/ Rama: Para Krishtindjeve do të pastrohen inertet, Durrësi dhe Tirana do të ndriçohen për festat
Nga Kryeministria përballë ministrave, Edi Rama ka folur sërish për gjendjen pas tërmetit të 26 nëntorit.
“Para Krishtindjeve do të pastrohen inertet nga Durrës, të gjitha ato do të vendosen në Porto Romano. Të nisë pastrimi i Porto Romanis nga një ‘kancer’ në një park. Tirana dhe Durrësit duhet të ndriçohet për festat, ashtu si qytetet e tjera. Do të ndriçohet më shumë se herë e tjera, jeta vazhdon. Duhet të përfundojmë planin e fazës së dytë për njerëzit që janë sistemuar në hotele. Brenda kësaj jave duhet të alokojmë fondin e pagesës për të gjithë ata që janë akomoduar në hotele. Për këtë ministri i Turizmit së bashku me ministrin e financave po merrem me këtë dhe do të jemi shumë transparentë. Pas mbledhjes së qeverisë më vonë unë do të bëj kalimin e platformës së bashkëqeverisjes për këtë situatë, për komitetin e emergjenës, pra çdo kush të pyes për sqarimet për këtë emergjencë. Njerëzit të pyesin, të dërgojnë ankesat. Kalimi nga hotelet pas festave të Vitit të Ri në shtëpi me qera për të gjithë ata që janë sistemuar në hotele është i dosmosdoshëm dhe duhet të bëhet gati me shpejtësi. ne do të paguajmë qeratë për këta njerëz.”, u shpreh Rama.
-
Rama thirrje Prokurorisë: Duhet të identifikoni përgjegjësit, ndërtuesit nuk do e kalojnë pa u lagur, kush ka falimentuar të shesë shtëpinë për riparimet
Edi Rama, kryeministri në mbledhjen e sotme të qeverisë i ka bërë thirrje Prokurorisë që të identifikojë përgjegjësit, ndërtuesit për ndërtimet që janë bërë janë standardeve. Rama u shpreh se ndërtuesit nuk do e kalojnë pa u lagur dhe se kush ka falimentuar të shesë shtëpinë për të bërë riparimet e pallateve që ka ndërtuar.
“Merkeli i ka kërkuar Landeve në përfshirjen e inpektimit të dëmtimeve të godinave. Lajmi mirë në këtë proces është se një sërë dodinash në zonën e Durrës që u bënë dhe burim ankthi të madh popullor edhe me ndihmën në thonjëza të medies dhe që krijuan një ndjenjë të lartë pasigurie, nuk paraqesin rrezikshmëri, nuk kanë dëme në strukturëne tyre, hynë në kategroinë e ndërtimeve të pabanueshme për momentin pasi duan riparime. Ju ka thënë ndërtuesve që të merren me riparimet. Shkreli së bashku me specialistët po vendosin standardet për godinat dhe kriteret teknike dhe ndërhyrjet do të jenë në eskpertizën ne Institutit të Ndërtimit. Urojmë shumë që Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokuroria në përgjithësi të bëjë të verifikimet dhe hetimet për këtë çështje, ajo duhet të identifikojë përgjegjësit. Unë ju bëj thirrjë ndërtuesve që të mos e mbajnë veten me shpresë se kjo do të kalojë pa u lagur. Disa prej tyre më kanë nxjerrë bishta, një ndër to më kanë thënë që janë të falimentuar. Të shesin shtëpistë, të vënë banesat në kolateral. Duhet të tregojnë humanizëm.”, u shpreh ai.