Politike

Rama thirrje Prokurorisë: Duhet të identifikoni përgjegjësit, ndërtuesit nuk do e kalojnë pa u lagur, kush ka falimentuar të shesë shtëpinë për riparimet (VD)

Rama deklaroi se duhet të identifikohen përgjegjësit për ndërtimet pa standarede dhe i bëri thirrhe Prorkurorisë që fillojë me punën.

Tiranë- Edi Rama, kryeministri në mbledhjen e sotme të qeverisë i ka bërë thirrje  Prokurorisë që të identifikojë përgjegjësit, ndërtuesit për ndërtimet që janë bërë janë standardeve. Rama u shpreh se ndërtuesit nuk do e kalojnë pa u lagur dhe se kush ka falimentuar të shesë shtëpinë për të bërë riparimet e pallateve që ka ndërtuar.

“Merkeli i ka kërkuar Landeve në përfshirjen e  inpektimit të dëmtimeve të godinave. Lajmi mirë në këtë proces është se një sërë dodinash në zonën e Durrës që u bënë dhe burim ankthi të madh popullor edhe me ndihmën në thonjëza të medies dhe që krijuan një ndjenjë të lartë pasigurie, nuk paraqesin rrezikshmëri, nuk kanë dëme në strukturëne  tyre, hynë në kategroinë e ndërtimeve të pabanueshme për momentin pasi duan riparime. Ju ka thënë ndërtuesve që të merren me riparimet. Shkreli së bashku me specialistët po vendosin standardet për godinat dhe kriteret teknike dhe ndërhyrjet do të jenë në eskpertizën ne Institutit të Ndërtimit.  Urojmë shumë që Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokuroria në përgjithësi të bëjë të verifikimet dhe hetimet për këtë çështje, ajo duhet të identifikojë përgjegjësit. Unë ju bëj thirrjë ndërtuesve që të mos e  mbajnë veten me shpresë se kjo do të kalojë pa u lagur. Disa prej tyre më kanë nxjerrë bishta, një ndër to më kanë thënë që janë të falimentuar. Të shesin shtëpistë, të vënë banesat në kolateral. Duhet të tregojnë humanizëm.”, u shpreh ai. 

Rama mbledh sërish qeverinë. Kryeministri i bën thirrje qeverisë që që identifikojë përgjegjësit e ndërtimeve. Ai premtoi se do të ndërtojë në një plan afatgjatë10 mija banesa, dhe një afatshkurtër 5 mijë. Ai premtoi se në Tiranë, Durrës dhe Kurbin do të ndërtohen lagje të reja. Rama nënvizoi se para Krishtlindjeve të pastrohen të gjitha inertet në Durrës me kontribut të kompanive private.

J.V/Dosja.al

Shto Koment