Sport

“Rama tha që do heqim tatimin,më mirë të vazhdojë bojkoti”, Armand Duka “presion” qeverisë dhe tregon rrugën e zhbllokimit të ngërçit: Ne nuk themi 80% të taksave, por një nivel 30 %.

Armand Duka, në një lidhje me Opinion Tv Klan, u shpreh se klubet kërkojnë disa ndryshime ligjore
Featured image of article: “Rama tha që do heqim tatimin,më mirë të vazhdojë bojkoti”, Armand Duka “presion” qeverisë dhe tregon rrugën e zhbllokimit të ngërçit: Ne nuk themi 80% të taksave, por një nivel 30 %. Armand Duka

TIRANË– Në kohën kur u mendua se mund të gjendej një rrugë bashkëpunimi për ta kthyer futbollin në fushat e lojës, jo thjesht për një dalje sa për të dhënë mesazhin e për tu kthyer në dhomat e zhveshjes, gjërat kanë mbetur të pandryshuara, të paktën për momentin. Mesazhi u dha nga presidenti i Ligës, Edvin Libohova i cili u shpreh se do të vazhdonte bojkoti në takimin që zhvilloi me Fidel Yllin, ndërsa po i këtij mendimi ishte edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Numri një i futbollit në vend në një lidhje me Opinion Tv Klan, u shpreh se klubet kërkojnë disa ndryshime ligjore.

“Të kthejmë futbollin në ekonomi që të mbajë veten. Ne kemi vetëm katër kërkesa, që janë shprehje e vullnetit. Kërkojmë disa ndryshime ligjore. E gjithë Europa ka ligje që lehtësojnë barrën fiskale të bizneseve që investojnë në sport. Ligji i sponsorizimeve nuk ka funksionuar dhe ka prodhuar 0 lek, pasi nuk nxit njeri.

Ne kemi propozuar më shumë se një skemë. Ne nuk themi 80% të taksave, por një nivel 30 %. Le të rregullohen mes filtrave që çdo shtet vendos.  Qeveria ka shumëzuar ligjin e 94 e ka shumëzuar me tre.  Ligji i miratuar i jep të drejtën një biznseni që merr më shumë se 100 milionë. Nëse shkojmë në 700 pika, nuk sqarojmë asgjë. Ne të krijojmë bazë ligjore që t’i rregullojmë të gjitha. Kosova ka ligj për sponsorizimit, mos shko shumë larg.  Nëse e konsiderojmë ligjin e qeverisë sikur funksionon, kjo që ne kërkojmë, është e barabartë me atë shifër. Edhe ne propozojmë të njëtjën shifër .

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në fund Armand Duka pohoi se ka folur disa herë me kryeministrin Rama që i gjithë futbolli të riformohet, por deri më tani kjo gjë nuk ka ndodhur. Sipas Dukës do të ishte më mirë që bojkoti të vazhdojë, në mënyrë që qeveria ti marrë seriozisht pikat kryesore të klubeve.

Ai tha që do heqim tatimin, por gjërat ndryshuan. Jam takuar me të edhe me aktorë të tjerë. Më garantuan shumë gjëra, por nuk ndodhën. Uroj që do gjejmë një zgjidhje.Rifillimi ? Nëse është siç thotë Ylli, sot e nesër do rishikohen, brenda javës mund të bëhen projektligje. Në të kundërt, bojkoti do vazhdojë. Më mirë një kampionat të shëndetshëm, sesa me javë të çala. Trukimi? Në një ndeshje kupe në edicionin e kaluar edhe ka ndodhur” – Shprehet Duka.

E.Ç (Dosja.al)

Një Koment në ““Rama tha që do heqim tatimin,më mirë të vazhdojë bojkoti”, Armand Duka “presion” qeverisë dhe tregon rrugën e zhbllokimit të ngërçit: Ne nuk themi 80% të taksave, por një nivel 30 %.

  1. Trukimi ne Bylis – Tirana ende nuk eshte denuar prej jush!

Shto Koment