Politike

Rama tërhoqi padinë ndaj Haradinajt, Berisha publikon denoncimin: Ishte i sigurtë për humbjen, deklarata e Grenell e nxorri zbuluar

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar denoncimin e një qytetari, ku thuhet se kryeministri Edi Rama u tërhoq nga padia ndaj Ramush Haradinajt, pas deklaratës së Richard Grenell, i cili e nxorri zbuluar.
Featured image of article: Rama tërhoqi padinë ndaj Haradinajt, Berisha publikon denoncimin: Ishte i sigurtë për humbjen, deklarata e Grenell e nxorri zbuluar Berisha, Haradinaj, Rama, Grenell dhe Bolton

TIRANË -Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari në lidhje me tërheqjen e padisë së kryeministrit Edi Rama, ndaj kreut të AAK, Ramush Haradinaj. Sipas denoncuesit, Rama u detyrua të tërhiqej nga padia, për shkak të deklaratës së të  dërguarit të Trump për dialogun, Richard Grenell, i cili është shprehur se shkëmbimi i territoreve ka qenë ide e ish-këshilltarit të presidentit amerikan, John Bolton.

Denoncuesi gjithashtu, ka përmendur një deklaratë të Ramës, ku thuhet se është falenderuar nga Bolton për qëndrimin e tij në lidhje me marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, për të përforcuar akuzën. Sipas tij, Rama u tërhoq pasi ishte i sigurtë se do ta humbte gjyqin.

Postimi i Berishës

Bolton detyron Ramen te terheqi padine ndaj Ramush Haradinaj. Terheqja eshte identike si ajo ndaj gazetes gjermane Bild. Miq, ne nje rast te pashembullt ne historine planetare te marredhenieve midis dy vendeve, Edvin Kristaq Zografi bis do padiste ne gjykate kryeministrin e Kosoves per akuza gjoja te paqena te shkembimit te territorit. Rama ndermori kete akt pasi deshtoi perpjekja e Vuçiçit dhe argateve te tij per ta akuzuar me dokumenta ta fabrikuara Kryeministrin e Kosoves dhe hequr qafe ate si faktor kryesor qe po pengonte zbatimin e projektit te Serbise se Madhe nepermjet ndarjes se Kosoves me projektin e “shkembimit te territoreve”. Por deklarata e Rames pas bisedes me Bolton dhe deklarata e ambasadorit Grenell per projektin ne fjale si projekt qe mbeshtetej nga Bolton, e derrmoi Ramen dhe thuhet se avoketerit i thane si ne rastin e padise ndaj Bild se je i pashprese. Ndaj dhe Rama i derrmuar vendosi te terheq padine.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje z Berisha, terheqja e Rames nga padia per Ramushin eshte thjeshte perpjekje per te shpetuar nga humbja e sigurt e gjygjit. Deklarata e Grenell se ideja e shkembimit te teritoreve eshte e Bolton e ka nxjerre zbuluar Edi Ramen i cili vazhdimisht ka deklaruar madje dhe publikisht se ka pasur diskutime me Bolton per Kosoven Kjo eshte deklarata e Grenell qe do ishte prove e pakundershtueshme ne gjykate per Haradinajn “Për momentin jam në një situatë ndryshe, për shkak te situatës së krijuar nga John Bolton që ka qenë tjetër nga presidenti Trump në raport me Kosovën dhe Serbinë. Mua më është dashur te luftoj gjatë gjithë kohës me thashethemet për shkëmbim të territoreve, që nuk është në asnjë mënyrë politikë e Trump, por te dyja palët thonë se kjo u është thënë nga Bolton”– është shprehur Grenell. Kjo eshte deklarata e Rames qe sqaron se ka qene mbeshtetes i idese per shkembim teritoresh “Bisedë me Shtëpinë e Bardhë. Në fokus Shqipëria, rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë, që të mbyllë konfliktin historik. Këshilltari për Sigurinë J.Bolton, më falenderoi në emër të Presidentit për qëndrimet konseguente të Shqipërisë”, shkruante Rama në Twitter.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se ka tërhequr padinë kundër ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Në konferencën e tij për mediat në përfundim të vizitës së tij në Kosovë, Rama tha se i kishte kërkuar Haradinajt takim, dhe do ishte ai që do ulej por nuk ishte pranuar. Më tej numri një i qeverisë shqiptare tha se e kishte njoftuar kreun e AAK-së për tërheqjen e padisë, e më tej deklaroi se padia do tërhiqet dhe zyrarisht. Kryeministri Edi Rama paditi Ramush Haradinaj, pasi pretendon se ky i fundit ka shpifur ndaj tij, në lidhje me idenë për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment