Politike

Rama takohet me Vjosa Osmanin, fotografohet teksa futet në Kuvend

VIDEO
Për takimin ende nuk ka njoftim zyrtar, por tema e diskutimit ka qenë aktakuza kundër Presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.
Featured image of article: Rama takohet me Vjosa Osmanin, fotografohet teksa futet në Kuvend Edi Rama dhe Vjosa Osmani

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin e parashikuar me Vjosa Osmanin. Rama është fotografuar teksa hynë në Kuvend dhe shoqërohet nga Osmani.

Për takimin ende nuk ka njoftim zyrtar, por tema e diskutimit ka qenë aktakuza kundër Presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Më herët kreu i qeverisë ka zhvilluar dhe një takim me Fatmir Limajn, ku ishte i shoqëruar nga ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot paradite Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Kosovë dhe do të zhvillojë një vizitë dy ditore. Dosja.al ka zbardhur detaje nga axhenda e kryeministrit, i cili mësohet se do të zhvillojë takime zyrtare me krerët e Shtetit në Kosovë dhe me krerët e partive. Në fokus të këtyre takimeve mësohet të jetë diskutimi mbi aktakuzat e ngritura ndaj Presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment