Politike

Rama sulmon qeverinë e Kosovës nga Ohri: U vetëpërjashtua nga samiti

Sipas Ramës pala kosovare përjashtoi veten nga kjo nismë rajonale, duke e kthyer situatën në kohet kur Serbia dhe Bosnja nuk pranonin të uleshin me përfaqësues nga Kosova në forume rajonale.
Featured image of article: Rama sulmon qeverinë e Kosovës nga Ohri: U vetëpërjashtua nga samiti Eci Rama

MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij foli për mospraninë e përfaqësuesve të Kosovës në samit, ndërsa ai tha se në këtë rast ky shtet u vetëpërjashtua, duke thumbuar kështu presidentin Hashim Thaçi.

Sipas tij pala kosovare përjashtoi veten nga kjo nismë rajonale duke e kthyer situatën në kohet kur Serbia dhe Bosnja nuk pranonin të uleshin me përfaqësues nga Kosova në forume rajonale.

“Dua të them se ne u dakordësuam se në 21 dhjetor të zhvillojmë mbledhjen e radhës në Durrës. Morëm edhe konfirmimin se në atë mbledhje do të jetë i pranishëm, përfaqësuesi i ri i lartë i BE-së. Në Durrës dëshiroj që dhe Mali i Zi dhe Bosnja Hercegovina, të jenë të pranishëm. Është rënë dakord dhe më parë, të përshihet dhe Kosova, me të drejta të plota dhe e barabartë në BE. Por mos t’i shmangen elefantit që është këtu…Dua të jem sa më i qartë me gjithë ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë, se është momenti për të thënë: së pari, jemi takuar dhe kemi dakordësuar për gjithçka që shkruhet se zeza mbi të bardhë si një plan veprimi mes liderësh të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sofje, në Londër, Paris, Berlin, Bruksel, pra me sa kujtoj nuk më rezulton që Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ta kishin njohur Kosovën, por kjo nuk e ka penguar Kosovën që të marrë pjesë. Do presim BE në për ti thënë turistëve jashtë BE, se duhet të bëjnë dy palë rrugë dhe dy palë viza? Do presim BE për të qenë njerëz të lirë për të vendosur vetë. Një union doganor që kam ngritur është refuzuar nga ish-kryeminstri i Kosovës?  Këtu lehtësohen qytetarët dhe bien kauzat false të atyre që gjejnë rrugën më të lehtë”, deklaroi  Edi Rama.

Sot në Ohër u zhvillua samiti për “Shengenin Ballkanik”. Pritet që mbledhja e radhës për këtë nismë të zhvillohet në Durrës më 21 dhjetor. Kryeministri Rama, sa i përket refuzimit të Kosovës, theksoi se ky shtet i vetëpërjashtua pa asnjë arsye. Ai shtoi më tej se dera për këtë nismë është e  hapur për këdo, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe i nënvizoi Vuçiç-it se Serbia duhet të njohë Kosovën. Kryeministri shqiptar deklaroi se ‘Shengeni Ballkanit’ nuk është një nismë kundër BE-së.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment