Politike

Rama s’u ndahet mediave italiane: Berisha është penduar që s’më vrau kur ishte në pushtet!

Kryeministri Edi Rama flet sërish për mediat italiane. Kryeministri intervistohet nga La Republicca. Rama thotë se s’ka asgjë për t’u shqetësuar për protestën e opozitës, pasi sipas tij, po protestohet nga frika dhe për pushtetin. Rama thotë se Berisha është penduar që s’e ka vrarë kur ishte në qeveri.
Featured image of article: Rama s’u ndahet mediave italiane: Berisha është penduar që s’më vrau kur ishte në pushtet! Edi Rama, kryeministër
Përditësuar:

TIRANË- Kryeministri Edi Rama vijon prononcimet dhe intervistat për mediat italiane. Pas Il Messagero, Rai-t, Rai News, tashmë edhe La Republicca ka intervistuar kryeministrin shqiptar. Në një intervistë, Rama ka komentuar protestën e opozitës dhe thotë se protestuesit nuk ishin sindikata, por militantët e partive politike. Rama thotë se Berisha është penduar që s’e ka vrarë kur ishte në qeveri.

Intervista e plotë:

Gazetari: Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë që nga viti 2013, ndiheni i rrethuar?

Edi Rama: Jo, mos u mërzisni. Kjo nuk është një protestë e njerëzve të veshur me jelek të verdhë, ose e sindikatave, apo e studentëve. Unë nuk jam anarchist. Kjo është protest e vetëm një partie politike që ka dalë në rrugë për pushtet dhe pak nga frika.

Gazetari: Çfarë?

Edi Rama: Frika për t’u fshirë krejtësisht. 5 vite e gjysëm më parë, shqiptarët io dërguan në shtëpi. Tani ata kanë frikë nga efektet e reformës në Drejtësi. Kanceri i vërtetë i këtij vendi është Magjistratura, gjykatësit, nëpunësit e lartë civilë.

Gazetari: Në shesh kërkojnë doreheqjen tuaj. Dhjetëra-mijëra persona. Ju thoni se as nuk e mendoni dorëheqjen. A jeni i sigurt se do t’ja dilni të ecni përpara?

Edi Rama: Imagjinoni sikur të ndodhte në Itali, kjo që po ndodh tek ne, deputetët e opozitës dorëzojnë mandatet dhe braktisin parlamentin. Pastaj i kërkojnë qeverisë së zgjedhur nga populli që të largohet. Kjo nuk është demokraci, është tirani e minorancës. Ne kemi marrë një detyrë nga populli dhe do ta respektojmë.

Gazetari: Më falni por është një situatë anormale, sidomos për një kryeministër socialist e progresist, një parlament pa opozite?

Edi Rama: Për demokracine parlamentare sigurisht nuk është gjë e mirë, por teknikisht mund të ecim përpara, nuk ka asnjë problem.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gazetari: Kush dhe cfarë qëndron pas protesave dhe sulmeve kundër jush. Në shesh ishin shumë të papunë, njerëz të varfër.

Edi Rama: Të gjitha bashkitë e administruara nga të djathtet, të enjten ishin mbyllur. Liderët e opozitës i sollën në protestë të bënin figurantët poshtë parlamentit. Janë 3-4 mijë persona që varen nga të djathtet. Paguhen për të ardhur në protestë. Por unë jam nga ata që kanë patur gjithmonë respekt për protestat, i dëgjoj të gjithë.

Gazetari: Për shumë njerëz, ky kaos duket si luftë për pushtet. A është kështu?

Edi Rama: 100% po

Gazetari: A është e vërtetë që sheshi manovrohet nga armiku juaj historik Berisha?

Edi Rama:  Armiqte e mi historikë janë injoranca dhe vulgariteti. Dy gjëra që nuk i duroj dot. Berisha është gjithmonë aty, ai është shefi dhe Basha është administratori i deleguar.

Gazetari: Ish presidenti ka përdorur fjalë shumë të rënda kundër jush. Tha se njerëzit mund t’ju hedhin në lumë dhe se e vetmja mënyrë per t’ju eliminuar është plumbi.

Edi Rama: Ka thënë edhe me keq se kaq. është penduar që s’me ka vrarë kur ishte në qeveri. Kështu është ai, dhe unë nuk i përgjigjem. Dikush më ka thënë më keq se komunistët janë konumistët antikomunistë. Berisha ka qenë shërbëtori i parë i pushtetit komunist dhe pastaj u bë antikomunist. Për fat të mirë nuk jemi më në epoken e plumbave por në epokën e dialogut dhe përballjes. E refuzoj logjikën sipas të cilës armiku duhet asgjësuar për të fituar lojën.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment