Politike

Rama sqaron planin e riatdhesimit: Është listë e mbyllur, nuk do përfitojnë ata që jetojnë prej kohësh jashtë shtetit

VIDEO
Rama në një komunikim me qytetarët, tregoi se si do të bëhet operacioni i riatdhesimit dhe shtoi se shumë shpejt do bëhen publike detaje të reja.
Featured image of article: Rama sqaron planin e riatdhesimit: Është listë e mbyllur, nuk do përfitojnë ata që jetojnë prej kohësh jashtë shtetit Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe një herë planin për kthimin e emigrantëve të bllokuar në vend të ndryshme pas mbylljes së kufijve. Në një deklaratë, Rama tha se ata që do kthehen janë liste e mbyllur dhe nuk do përfitojnë ata emigrantë që jetojnë jashtë shtetit dhe kërkojnë tani të kthehen në Shqipëri.

Do kthejmë mbi 1300 emigrantë, nuk do kthehen ata që jetojnë ata në vende të huaja e thonë se duke qenë se qeveria do marr shqiptarët të vijnë e ata se nuk ka shumë të prekur nga korona. Jo nuk do bëjmë këtë gjë ata që do kthehen janë liste e mbyllur dhe janë të gjithë ata që janë bllokuar në javët e fundit. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lasgushi do të mbledhë në pikat që Ministria e Infrastrukturës do të publikojë dhe me listat e publikuara nga ambasadat, edhe asnjë më shumë. Dua t’ju them shumëkujt që ankohen dhe që kanë vënë kujën se përse i marrin ata nga jashtë, se do na sjellin virusin. Kjo është të flasësh në hava. Ne na erdhën 130 mijë persona nga Italia, para fillimit të situatës dhe falë sjelljes së tyre nuk po shohim të na kenë sjellë flamën. Edhe në këto kohë lufte me cinizma dhe ironira. Ne jemi në luftë dhe pastaj mos thoni pse i përgjigjem disave drejtpërdrejtë.”, u shpreh Rama.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment