PolitikeRajoni

Rama s’mund ta ‘shohë në sy’ Haradinajn, refuzon ftesën për inagurimin e autostradës “Arbër Xhaferri”

Kryeministri Rama nuk mori pjesë në këtë inagurimin e autostardës, pavarësisht faktit se Haradinaj i dërgoi ftesë për këtë ngjarje disa ditë më parë.
Featured image of article: Rama s’mund ta ‘shohë në sy’ Haradinajn, refuzon ftesën për inagurimin e autostradës “Arbër Xhaferri” Ramush Haradinaj dhe Edi Rama

KOSOVË- Idea e korrigjimit të kufijve, ka përplasur ashpër muajt e fundit, kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Ky i fundit madje nuk ka ngurruar që të drejtojë në drejtim të Haradinajt, fyerje e ofendime nga më të rëndat, duke i dalë në krah Hashim Thaçit.

Faktin që nuk dëshiron ta shohë me sy Haradinajn, e dëshmon edhe bojkoti që Edi Rama i ka bërë ftesës së Haradinajt, për të marrë pjesë në inaugurimin e autostradës “Arbën Xhaferi” që u bë sot në orën 12:00.

Sipas Ekspress Edi Rama nuk mori pjesë në këtë event, pavarësisht faktit se Haradinaj i dërgoi ftesë për këtë ngjarje disa ditë më parë.

Gazeta Express ka insistuar të marrë një përgjigje nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, megjithatë nga Shqipëria nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërkohë përgjigje nuk kanë kthyer as nga zyra e kryeministrit Haradinaj.

Aktualisht Edi Rama në Shqipëri është duke u përballur me protesta masive të opozitës, ndërkohë sot sipas informacioneve, kryeministri Rama u takua me ambasadorin Luigi Soreca në Tiranë, për ta pranuar raportin e Këshillit Evropian për Shqipërinë.

Marrë nga: gazeta Ekspress

(a.m/dosja.al)

Shto Koment