Politike

Rama s’kishte faj… zbulohet arsyeja pse kryeministri u “përzu” nga konferenca përmbyllëse në samitin e Poznanit

  • Procesi i Berlinit: më shumë para, më pak histori suksesi
  • Konkluzionet e plota të Samitit Ballkanik në Poznan: Ballkani Perëndimor pjesë e Evropës
  • Rama bën për të qeshur Merkel, por Shqipëria merr më pak investime nga BE
  • Dy organizatorët e ardhshëm të Samitit do të jenë Bullgaria dhe Maqedonia, prandaj dy kryeministrat ishin në këtë konferencë, dhe jo Rama. 
    Featured image of article: Rama s’kishte faj… zbulohet arsyeja pse kryeministri u “përzu” nga konferenca përmbyllëse në samitin e Poznanit Angela Merkel, Zoran Zaev dhe Edi Rama

    POLONI-Kryeministri Edi Rama shkoi në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Poznanit në Poloni, ku u vu edhe në qendër të debatit publik në Shqipëri në lidhje me investimet.  Opozita dhe mediat akuzuan kryeministrin se erdhi duarbosh. Por jo për çdo gjë e ka fajin Rama…

    Kryeministri u akuzua në Shqipëri se pse nuk mori pjesë në konferencën përmbyllëse të takimi.  Rama vërtet mund të jetë disi fajtor në spostimin e hapur që Merkel i bëri, për të mbajtur më pranë vetes Zoran Zaevin e Maqedonisë, por jo për konferencën.

    Samiti i Poznanit

    Mediat në Shqipëri shkruan se Rama u përzu nga podiumi i konferencës përmbyllëse për t’u zëvendësuar nga kryeministri i Bullgarisë.  Por kjo nuk është e vërtetë. Rama s’kishte arsye pse të ishte në këtë konferencë.

    Në foton e konferencës duken 5 protagonistët. Përveç zëdhënësit (në të djathtë të Merkel), nga e djathta në të majtë janë: Kancelarja e Gjermanisë si themeluesja e Procesit të Berlinit dhe e ftuara speciale e Samitit, Kryeministri i Polonisë, Kryeministri i Bullgarisë dhe Kryeministri i Maqedonisë.

    Dy organizatorët e ardhshëm të Samitit do të jenë Bullgaria dhe Maqedonia, prandaj dy kryeministrat Zaev dhe Borisov ishin në këtë konferencë, dhe jo Rama.  Të paktën njëherë kryeministri ynë nuk ka faj…

    (F.g/dosja.al)

    Shto Koment