Politike

“Rama s’i pengon dot koalicionet”, Duma: Opozita parlamentare nuk është palë politike

Duma është shprehur se Rama nuk mund të ndalojë dot koalicionet parazgjedhore.
Featured image of article: “Rama s’i pengon dot koalicionet”, Duma: Opozita parlamentare nuk është palë politike Grida Duma, ish-deputete PD

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka folur sot për Reformën Zgjedhore dhe idesë së ndalimit të koalicioneve. E ftuar sot në Syri Tv, Duma është shprehur se Rama nuk mund të ndalojë dot koalicionet parazgjedhore.

Më tej ajo ka folur dhe për opozitën në Kuvend, duke thënë se ata nuk janë palë politike dhe nuk mund të vendosin për asgjë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo çështja e koalicioneve është një taktikë sepse e shoh të pamundur për Ramën të vendoset kundër SHBA dhe BE. PPE nuk e pranojnë fare që ky realitet të ndodhë, ka vende ku mund të diskutohet. Është lënë e lirë në Gjeorgji por nuk ka ndodhur. Komisioni i Venecias ka thënë se është e pamundur të ndodhë. Unë mendoj se opozita parlamentare nuk është palë politike. Nuk përfaqëson një organizëm politik të sajin”, tha ajo.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment