Politike

Rama s’i ndal sulmet ndaj Europës: Na trajtojnë sikur jemi në Kazakistan, rusët dhe kinezët kanë luajtur me karamele

Ndërsa përsa u përket Kinës dhe Rusisë, Rama tha se vaksinat e tyre nuk ishin në një treg dhe se ato vende kanë luajtur me 'karamele', doza të vogla vaksinash, por duke bërë bujë të madhe. 
Featured image of article: Rama s’i ndal sulmet ndaj Europës: Na trajtojnë sikur jemi në Kazakistan, rusët dhe kinezët kanë luajtur me karamele

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur sulmet ndaj Bashkimit Europian, Rusisë dhe Kinës. I ftuar në “Log”, Rama tha se Europa e ka trajtuar Shqipërinë sikur të ishte në Kazakistan e jo në qendër të kontinentit e rrethuar me vende të tjera europiane.

Ndërsa përsa u përket Kinës dhe Rusisë, Rama tha se vaksinat e tyre nuk ishin në një treg dhe se ato vende kanë luajtur me ‘karamele’, doza të vogla vaksinash, por duke bërë bujë të madhe. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ajo që ndodhi me BE më është dukur e palogjikshme e pajustifikueshme që në atë moment e gjithë kjo lagje në mes të Evropës , se ne jemi lagje në mes të Evropës sepse dhe ata u duket sikur jemi diku mes Greqis, Kazakistanit ne jemi të rrethuar kufijtë tanë të jashtëm si Ballkan janë me Evropën. Dhe ato pa marrë mundimin që të thonë se kjo është situata pasi ne e pamë se të gjithë shtete u bënë individual dhe u mbyllën brenda por dreqi e mori nga 10 mijë vaksina 60 mijë gjithsej për të vaksinuar mjekët dhe infermierët që populli të shikojnë në Televizion dhe të rrinë si peshku pa ujë. Unë nuk e mendoja që do të vinte dita që Angela Merkel do të thoshte që edhe sikur EMA të mos e miratojë ne do të marrim Sputnik-un. Rusët dhe kinezët kanë luajtur diplomatikisht dhe gjeopolitikisht me vaksinën dhe me karamele, doza të vogla. Ka luajtur me karamele. Dhe ka plot vende që kanë bërë kërkesën dhe nuk kanë marrë asgjë akoma ose kanë marrë doza të vogla,”- tha Rama ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment