Politike

Rama s’i ndahet antishpifjes, citon fjalë të mençura nga Sokrati: Inféktojnë shpirtin me djállëzi

Rama citon fjalë të mençura nga Sokrati, lidhur me shpifjen.
Featured image of article: Rama s’i ndahet antishpifjes, citon fjalë të mençura nga Sokrati: Inféktojnë shpirtin me djállëzi Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur duke cituar një fjalë të mençur të Sokratit lidhur me shpifjen, një temë kjo, e cila shkaktoi debate të forta pas miratimit në Kuvend të paketës anti-shpifje.

“Shpifjet nuk janë vetëm djallëzore në vetvete, po infektojnë shpirtin me djallëzi”, shkruan Rama në faqen e tij në Facebook.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për më shumë se një vit paketa antishpifje është kundërshtuar nga dhjetëra shoqata të gazetarëve, si dhe nga ndërkombëtarët, por qeveria nuk ka marrë parasysh kritikat dhe miratoi ligjin në Kuvend. Pas protestës, e cila zgjati gati 3 orë, gazetarët thanë se do të organizojnë sërish protesta, edhe pasi të miratohet ligji.

“MOSnaPREKfjalën”, ishte slogani kryesor i protestës, ku u kërkua që të mos cënohej liria e shprehjes, pasi sipas tyre paketa anti-shpifje bëhet me qëllim që të mbyllet goja e medieve.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment