Rajoni

VIDEO/ Kosova 12 vjet shtet, Rama: I përjetshëm qoftë kujtimi i atyre që dhanë jetën për këtë ditë

Ndër të tjera kryeministri shqiptar shkruan se kujtimi i atyre personave që dhanë jetën për këtë ditë do të jetë i përjetshëm .
Featured image of article: VIDEO/ Kosova 12 vjet shtet, Rama: I përjetshëm qoftë kujtimi i atyre që dhanë jetën për këtë ditë Urimi i Ramës për Pavarësinë e Kosovës
Përditësuar:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka uruar Kosovën për 12-vjetorin e pavarësisë. Nëpërmjet një videoje në Facebook, Rama e ka quajtur këtë ditë si nëj ditë mjaft të bekuar për të gjithë shqiptarët. Ndër të tjera kryeministri shqiptar shkruan se kujtimi i atyre personave që dhanë jetën për këtë ditë do të jetë i përjetshëm .

Urime ditën e bekuar të pavarësisë së Kosovës me ditën e bekuar të pavarësisë së Kosovës të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i atyre që dhanë jetën për këtë ditë,”- shkruan kryeministri Edi Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot Kosova feston 12-vjetorin e pavarësisë. Më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova u njoh si shtet nga  116 vende të botës.  Kosova do të shënojë këtë përvjetor të pavarësisë me një qeveri të re të udhëhequr nga Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e cila është në koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

(f.m/dosja.al)

Shto Koment