Politike

Rama: ‘Shqiptarët’ nuk më kuptojnë, mezi po i edukoj! Jam lider i vetmuar…

Kryeministri thotë se shprehja "vetmia e liderit" është reale edhe sot.
Featured image of article: Rama: ‘Shqiptarët’ nuk më kuptojnë, mezi po i edukoj! Jam lider i vetmuar… Edi Rama, kryeminister

TIRANË- Intervista e kryeministrit Edi Rama për ‘Forbes’, nuk ka kaluar pa u vënë re. Por disa episode, sigurisht që duhet të marrin vëmendjen që i takon.

Kryeministri e nisi intervistën duke sulmuar Bashkimin Evropian, që sipas tij është i padrejtë në raport me hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Pas BE-së, duket se fajin e kanë shqiptarët. Kryeministri thotë se shqiptarët nuk e kuptojnë dhe madje edhe si lider është i vetmuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Më parë, kur isha kryebashkiak i Tiranës, nuk përballesha me të njëjtat përgjegjësi, të njëjtat kritika. Drejtimi im tërhoqi më shumë mbështetje dhe më lejoi të marr titullin e dalluar, “Kryetari më i mirë i Bashkisë në Botë” në 2004. Sot, si Kryeministër, unë jam më i ekspozuar ndaj jopopullaritetit sepse bëhet fjalë për fillimin e reformave strukturore në të gjithë vendin, duhet të jesh shumë edukues, i durueshëm, duke shpjeguar meritat e çdo veprimi. Në fund do të huazoj një citim tjetër nga Presidenti Mitterrand i cili foli, me të drejtë, për ‘vetminë e udhëheqësit’: Ishte e vërtetë dje, dhe është edhe sot.”-tha Rama.

(F.g/dosja.al

Një Koment në “Rama: ‘Shqiptarët’ nuk më kuptojnë, mezi po i edukoj! Jam lider i vetmuar…

  1. Shyqyr qe e kuptoi qe eshte idjot. Por me kete e thelloi edhe me shume bindjen njerezore qe eshte idjot.

Shto Koment