Politike

Rama: Shqipëria duhet të mbështesë pa kushte Kosovën, nuk erdha këtu për të bashkuar politikën se nuk është roli im

VIDEO
Rama tha se nuk mund të kërkonte as bashkimin e liderëve politik, pasi do ishte një kapërcim i kuadrit të tij moral.
Featured image of article: Rama: Shqipëria duhet të mbështesë pa kushte Kosovën, nuk erdha këtu për të bashkuar politikën se nuk është roli im Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nga konferenca për mediat nga Prishtina ka treguar qëllimin e vizitës së tij në Kosovë. Në një deklaratë për mediat, Rama tha se nuk mund të kërkonte as bashkimin e liderëve politik, pasi do ishte një kapërcim i kuadrit të tij moral.  

“Unë nuk erdha këtu për të bashkuar të gjitha partitë, apo të gjithë tryezit e tyre në tryezë, se nuk mund ta bëj dot. Por ky do ishte një kapërcim i kuadrit etik, që sipas meje duhet të veprojë një kryeministër. Asfnjë herë nuk kam menduar mirë për këdo që ka bërë rolin e Kryeministrit, duke u treguar të tjerëve se çfarë të bëjnë dhe si ta bëjnë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqipëria e ka për detyrim të mbështes Kosovës pa kushte dhe këtë duhet ta bëjë kushdo që të jetë në krye te qeverisë. Shqipëria nuk e ka dhe as nuk mund ta marrë detyrën e kujdestarit t’i tregojë udhëheqësve në Kosovë se çfarë duan të bëjnë. Unë nuk erdha këtu për bashkim, por erdha për t’i dëgjuar të gjithë”, tha kreu i qeverisë.

Rama ka përfunduar vizitën 2 ditore në Kosovë. Për dy ditë me radhë, Rama takoi liderët politikë në Kosovë, por nuk shtrëngoi dot duart me Haradinajt. Kreu i qeverisë tha se i kishte kërkuar takim, por i ishte mbyllur dera. Në fund të vizitës, Kryeministri ka njoftuar tërheqjen e padisë kundër kreut të AAK-së. Rama tha se vizita në Prishtinë ishte për tu informuar dhe jo për të bashkuar politikën. Ai ka kundërshtuar edhe njëherë aktakuzat e tha se Kosova sot ndodhet në një udhëkryq të madh dhe në rrezik.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment