Politike

Rama shpërthen kundër kritikëve: Pseudopersonalitete, ndotës të ambientit publik, unë rri këtu dhe mbaj në kurriz të gjitha llojet e sharjeve

Rama tha se është e turpshme që të krijohet një valë e tillë reagimi.
Featured image of article: Rama shpërthen kundër kritikëve: Pseudopersonalitete, ndotës të ambientit publik, unë rri këtu dhe mbaj në kurriz të gjitha llojet e sharjeve Edi Rama

TIRANE- Kryeministri Edi Rama i ka quajtur pseudopersonalitete dhe ndotës të ambientit publik të gjithë ato zëra që i kanë dalë kundër vendimit që zhbëu sot vetë për të vaksinuar të parët personalitetet. Rama tha se është e turpshme që të krijohet një valë reagimi “sikur njeriu është ujk për njeriun”, dhe tha se për shkak të punës së tij është i detyruar të mbajë në kurriz këto sharje që i vijnë. 

Kjo që kemi bërë është diçka shumë njerëzore, është çnjerëzore, e turpshme dhe e padenjë, për atë imazh që ne shqiptarët kemi dashur ti japim vetes që këtu të shpërthejë një konvulsion sikur njeriu është ujk për njeriun. Ju e patë që personat vijnë edhe nga pikëpamja politike se këtu s’na intereson politika. Mos bini pre e pseudopersonaliteteve dhe abuzojnë me aksesin që kanë në publik dhe s’duhet të flasin se janë ndotës të ambientit publik. Nuk jam i kënaqur fare se ça është bërë se po të isha s’do të isha këtu dhe po të isha i kënaqur, s’do të isha këtu të mbaja në kurriz të gjitha llojet e sharjeve dhe akuzave dhe të arrija në pikën që duhet të mbrojë pse duhet vaksinuar +80-vjeçari Alfred Moisiu, apo plus +80-vjeçarja Margarita Xhepa.”-tha Rama. 

Në fakt, kryeministri ishte vetë i pari që foli për një diferencim. Kur ishte në Air Albania më 17 shkurt, Rama tha specifikisht se si do të vijonte vaksinimi.  “Për rreth 1000 persona, vaksinimi do përfundojë këtë javë, ndërkohë që po shtrihet në të gjithë rrjetin e bluzave të bardha. Sot janë prezent dhe mjekë nga Mati dhe Bulqiza, nesër do jemi në Vlorë, do vazhdojmë me zonën poshtë. Do vazhdojmë me një numër tjetër të moshuarish që janë personalitete, që duhet t’i mbajmë sa më mirë dhe jo thjesht të kujtohemi kur vdesin e të mbajmë fjalim“.-tha Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa sot, i vënë para trysnisë së kundërshtisë që ky vendim hapi në publik, ai sulmon ata që i dolën kundër dhe thotë se nuk ka diferencim. Tërheqja u pa që në mëngjes në Elbasan, ndërsa vetë Rama pasi arriti tek Air Albania tha se do të vaksinohen 80 persona, 24 personalitete dhe të tjerët, të moshuar të zakonshëm.

(F.g/dosja.al)

Një Koment në “Rama shpërthen kundër kritikëve: Pseudopersonalitete, ndotës të ambientit publik, unë rri këtu dhe mbaj në kurriz të gjitha llojet e sharjeve

  1. Ujku je ti, se na hengre. Ik qerohu.
    Pse ai qe ka qene ne pune krahu ne ate kohe, ca ndryshimi ka nga ai artisti qe i ka lepire b.then partise se punes? Apo ngaqe ka bere ate propaganden komuniste dhe te duartrokasin akoma edhe ty sot.
    Ik ore qelbesire

Shto Koment