Politike

Rama shkon tek çadrat e banorëve në Floq: Shtëpitë do rindërtohen brenda verës

Rama është takuar me banorët në çadrat që ata po jetojnë këto ditë dhe u ka premtuar aty se banesat do të rindërtohen brenda verës.

KORÇË- Kryeministri Edi Rama, ka qenë sot në fshatin Floq në Korçë, aty ku tërmeti i rënë para disa ditësh shkatërroi disa ashtëpi dhe ka lënë qindra banorë në qiell të hapur. Rama është takuar me banorët në çadrat që ata po jetojnë këto ditë dhe u ka premtuar aty se banesat do të rindërtohen brenda verës.

Në fshatin Floq me të prekurit nga Tërmeti. Të gjitha shtëpitë do të rindërtohen brenda verës“, shkruan Rama teska ka postuar një foto gjatë bisedës më banorët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prej 5 ditësh banorët e fshatrave, Floq, Qafë Zezë dhe Vidovë, kanë kaluar natën në çadrat e ngritura nga Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura për shkak të lëkundjeve të tokës që pësuan rrethinat e Korçës. Ditën e sotme, një pjesë e tyre janë sistemuar në banesa sociale, ndërsa të tjerët vijojnë të qëndrojnë në çadra prej frikës nga tërmetet. Disa ditë më parë zona e Korçës u lëkund nga tërmete, ku më i forti shënoi 5.3 ballë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment