Politike

“Rama shkeli premtimin për kumarin”, Gazment Bardhi publikon videon: Ai është në pazar të pistë me botën e krimit

Bardhi shkruan se Rama është në pazar të pistë me botën e krimit që menaxhon kumarin, ndaj ka vendosur ti rihapë ato.
Featured image of article: “Rama shkeli premtimin për kumarin”, Gazment Bardhi publikon videon: Ai është në pazar të pistë me botën e krimit Gazmend Bardhi, sekretar i PD

TIRANE– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me rihapjen e kazinove në vend, duke sjellë në kujtesë deklaratat që kryeministri Rama ka bërë muaj më parë- atëherë kur vendosi ti mbyllte.

Bardhi shkruan se Rama është në pazar të pistë me botën e krimit që menaxhon kumarin, ndaj ka vendosur ti rihapë ato. Më tej ai këshillon njerëzit që nëse e dëgjojnë Ramën të premtojë diçka duhet të kujtojnë mashtrimin që ka bërë me bixhozin dhe t’ja heqin vizën pasi është gënjeshtar.

‘Shqipëria dhe kur shqiptarët nuk do të lënë më asnjë qindarkë në kumar’ është deklarata e Ramës që dëgjohet të thuhet në videon e bërë publike nga Bardhi në Facebook.

POSTIMI I GAZMENT BARDHIT:

Çfarë e detyroi Edi Ramën të shkelë edhe premtimin kundër kumarit?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Heshtja e tij për të dhënë shpjegime për këtë çështje, tregon se ai është në pazar të pistë me botën e krimit që menaxhon kumarin.

Kur të dëgjoni herë tjetër Edi Ramën duke premtuar diçka, kujtoni edhe mashtrimin me bixhozin dhe hiqjani vizën! Është gënjeshtar.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment