Politike

Ndryshimet në Kodin Penal/ Rama s’e pranon: S’ndalojmë memet! Paragrafi do të reflektohet

Kryeministri Edi Rama tha se bëhet fjalë për një material të shkruar nga një grup pune.
Featured image of article: Ndryshimet në Kodin Penal/ Rama s’e pranon: S’ndalojmë memet! Paragrafi do të reflektohet Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama pretedon se memet nuk do të ndalohen. I ftuar në emisionin “Politikon”, Rama tha se bëhet fjalë për një material të shkruar nga një grup pune. Më tej në fjalën e tij, kreu i qeverisë u shpreh se edhe ai vetë ishte shijues i humorit dhe satirës.

“Nuk ndalojmë memet. Është material i shkruar, është një nen që nuk lidhet me memet por është interpretim i gabuar. Bëhet fjalë për montazhe, satira nuk censurohet. Qëllimi ynë s’janë memet. Nuk i kam kuptuar politikanët që kanë probleme me satirën, nuk e shoh si kërcënim apo problem por privilegj. Kam pasur dëshirën, dhe e kam akoma, që Bujar Kapexhiu të ekspozojë të gjitha karikaturat për mua në Kryeministri. Fakti që të gjithë janë vënë në alarm, është mjaftueshëm për ta sqaruar në proces, por është larg së qeni nga Ministria e Drejtësisë, është material pune. Armik i shtypit? Kam një problem, kam qënë aty ky jeni ju, kam kontribuar për shtypin e lirë,”-tha Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(k.m/dosja.al)

Shto Koment