KRYESORET
Aktualitet

Rama rikthen idenë e amnistisë fiskale dhe penale, harron ‘presionin’ e FMN

23 Janar 2022, 20:36 Nga DOSJA
Rama rikthen idenë e amnistisë fiskale dhe penale, harron

Nga Gjergj Erebara

Kryeministri Edi Rama hodhi në “diskutim publik” idenë e tij kontroverse të aministisë fiskale dhe penale, duke e prezantuar atë si një iniciativë që synon të ndihmojë emigrantët që kanë fituar para të kursyera cash dhe si të tilla, duhet t’i depozitojnë në ndonjë bankë, një ide nga e cila ishte tëhequr në qershor 2020 pas presionit të lartë të Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Rama e riprezantoi këtë ide në platformën e ashtuquajtur “Këshillim kombëtar” dhe “Le të dëgjojmë njëri-tjetrin”, ku mes pyetjeve të ndryshme, të cilat lidhen me çështje periferike, qytetarët pyeten në këtë mënyrë:

“Ka njerëz që thonë se emigrantëve shqiptarë që duan të depozitojnë në Shqipëri kursimet e tyre duhet t’u jepet amnisti e plotë. Të tjerë thonë se depozitimet në vendin tonë të kursimeve të punës në emigracion nuk duhen inkurajuar përmes amnistisë. Ju si mendoni?”

Rama nuk shpjegon se cilët janë njerëzit që mbështesin aministinë dhe as ata të cilët mendojnë se “nuk duhen inkurajuar”, ndërkohë që shqetësimet reale të Bashkimit Evropian, FMN-së dhe të tjerëve, nuk lidhen me paratë e emigrantëve por me paratë e krimit dhe të korrupsionit.  Ai nuk jep ndonjë të dhënë nga ndonjë studim a tjetër, që të sugjerojë se emigrantët me të vërtetë kanë një problem të tillë, pra që kanë para në sasi të konsiderueshme të kursyera nën dyshek dhe që si të tilla, nuk kanë mundësinë t’i depozitojnë nëpër banka apo t’i investojnë.

Në fakt, projektligji tashmë i tërhequr [link] nuk flet thjesht për para të fituara nga emigrantët duke u rropatur në punë në të zezë në vende të tjera, por flet edhe për “asete që nuk janë në bilancet e kompanive” dhe sipas relacionit, ajo nuk është kërkesë e emigrantëve por është “qenë kërkesë e hershme e sipërmarrjeve dhe e organizatave përfaqësuese të biznesit.”

Projektligji parashikonte lejimin e legalizimit të aseteve të paligjshme përkundrejt një tarife simbolike prej 5%, në një vend ku barra fiskale e atyre që paguajnë taksa në mënyrë të ndershme është mbi 40% e vlerës së shtuar.

Projektligji parashikon gjithashtu që çdokush që do të përfitojë nga ky ligj, do të ruajë privatësinë dhe nuk do të përndiqet penalisht për asetet e deklaruara, pavarësisht nëse këto asete rezultojnë apo jo fryte të veprave penale.

Fondi Monetar Ndërkombëtar e kritikoi nismën e Ramës si një e tillë që do të hedhë në erë respektin e qytetarëve për ligjet fiskale si dhe që mund të përdoret për pastrim parash. Më vonë, Bashkimi Evropian i bëri të qartë qeverisë se ishte kundër, duke ngritur pikëpyetje nëse ligji aktual kundër pastrimit të produkteve të veprave penale, do të ishye në fuqi apo jo gjatë kohës së zbatimit të kësaj amnistie.

Shumica socialiste u tërhoq nga miratimi në korrik 2020, ndërsa projektligji aktualisht është shënuar si “kthyer te propozuesi”.

Shqipëria konsiderohet si një vend me rrezik të lartë për pastrimin e parave dhe me mekanizma të dobëta ligjzbatuese për identifikimin, hetimin dhe sekuestrimin e parave të pista.

Marrë nga Reporter.al. 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Të fundit

Zgjedhja e presidentit! Del kundër, Alibeaj: Raundi i parë të mos zhvillohet me 10 Maj

Zgjedhja e presidentit! Del kundër, Alibeaj: Raundi i parë të mos zhvillohet me 10 Maj

Ndërhyrja e Tabakut, Balla: Ç’punë ke ti? Çfarë bëjmë ne brenda PS na takon ne

Tabaku: Procesi s’ka seriozitet, mazhoranca s’ka legjitimitet, 2 deputetë janë në burg

Emri i presidentit të ri/ Spiropali ftesë PD: Ne kemi takimet tona në PS, mund të vini

Presidenti i ri/ Grida Duma: Do ishte fisnikëri të na i kishit lënë ne propozimin e emrave

Presidenti i ri/ Balla: Më 10 maj nis procesi, me 16 votojmë

Bie dakord me Alibeajn! Balla: Pranoj shtyrjen e procesit, fillimi të jetë data 10

‘Të përfshihen deputetët’/ Kërkesa e Mediut, Balla: Do jem i qartë, ky është kushti jonë

Me 16 maj votohet për presidentin, Spiropali në merak:Aman, vetëm me 17 jo. Kemi kujtime

Shqipëria në krizë për vaj, marketet vënë njoftime: Mos blini më shumë se 6 shishe

Marrëveshja Rama-Basha në Dhërmi, Berisha: Flasim të premten për këtë

Mahmutajt iu sekuestrua pasuria, Berisha: SPAK i PS, u bë pas Kuvendit e në ditë pushimi

Sali Berisha: Do ta bëj Edi Ramën të na njohë mirë, këtu do jemi

22 maji pa asnjë rival? Berisha: S’e kam unë në dorë, gara është transparente

Zyrtarja e DASH e anashkaloi, Berisha: E majta amerikane s’e cakton drejtuesin e PD!

Afat 7 maji, Berisha: S’e kam depozituar ende kandidaturën, sot u informova

Berisha krahason 30 prillin me Kuvendin e PS: Cosa Nostra, u fol vetëm për drogë

Deputetët bojkotuan Kuvendin, Berisha: Vendi juaj është në PD, 30 prilli nuk shtyhej

Berisha i bindur: Edhe ato grupet e vogla do bashkohen me ne

Kuvendi/ Berisha: Kush është i pakënaqur të kërkojë rinumërim të votave

Naftëtarët kërkojnë pagat, Dautaj: Ndihen të poshtëruar, askush s’mban përgjegjësi

Zelenskyy në Kuvendin e Shqipërisë: Ne s’kemi pasur asnjë ditë paqësore

Zelensky në Kuvendin shqiptar: Mbështetja tuaj më kujton Nënë Terezën

‘Të dëbohet diplomati’/ Balla: Berishës i ka mbaruar koha, mbush tollumbace e i lëshon

Fjalimi i Zelenskyy-t në Kuvend, Berisha: Rama na turpëroi sot!

Do e zbatojë Rama? Kërkesa e Zelenskyy-t: Mos lejoni hyrjen e turistëve rusë në Shqipëri

Rama krahason Rusinë me Serbinë: E ndjemë dhimbjen tuaj, na kujton Kosovën

Nuk është i vëmendshëm! Rama s’dëgjon Zelenskyy-n, i pëshpërit diçka Spiropalit

1 orë rruga e bllokuar/ Nis përplasja! Policia shtyn banorët e Rinasit

Sherri me efektivët në Fier! VIDEO nga konflikti, të rinjtë futen në furgonin e policisë

Mirush Kabashi harron emrin e kryebashkiakut të Krujës: Turi, turpi për të gjallët…

Alibeaj u shkarkua, me kë flasë për presidentin?Balla: Është nga Fieri, s’e komentoj dot

Dosja POP...me lot

‘Ti dhe Muli keni mbetur’/ Si u përmbush profecia e Ramës për Partinë Demokratike

VIDEO- Shiu përmbyt Tiranën, probleme në të gjitha akset

Tirana zbardhet nga breshëri i dendur

VIDEO- Në Bulqizë nuk ka qytetarë e minatorë, protestojnë qentë

Përplasi për vdekje të moshuarin në Tiranë, 45-vjeçari ishte i droguar në timon

Iva Tico prezanton burrin

Berisha si Biden, i jep dorën "njeriut të padukshëm"

‘Non-grata’ nga SHBA/ Ish-kryeministri: Unë jam Sali Berisha, s’ka prova, s’pranoj shpifje

Tersi për çiftin Berisha! Para ish-kryeministrit ra dhe e shoqja, momenti kur bie Liria

Berisha rrëzohet në mes të Kuvendit, truproja shkon ta ngrejë

PD mbledh Kuvendin! Rikthehen emrat e njohur, votohet për Këshillin Kombëtar

Ekskluzive/ Urbani i Unazës përfundon në Lanë, pamjet e para nga vendngjarja

Të shtënat në Vlorë, pamje nga aksioni i policisë duke ndjekur autorin

“Shtëpi bari” në Tiranë, kapet mat pronarja, dalin pamjet e “Drug House”, 6 të arrestuar

Floriana Garo jep detaje për Kuvendin e PD: Risi e njerëz me vlera

Ndoja del nga KPK, gazetarët e rrethojnë: Keni përmendur Ramën…

Ndoja del nga KPK, gazetarët e rrethojnë: Keni përmendur Ramën…