Politike

Rama publikon videon: Duhet vigjilencë, rreziku nga virusi është prezent. Mbrohemi vetëm duke zbatuar protokollet

Në një postim në mediat sociale, kreu i qëverisë shkruan se me rëndësi mbetet vigjilenca nga të gjithë
Featured image of article: Rama publikon videon: Duhet vigjilencë, rreziku nga virusi është prezent. Mbrohemi vetëm duke zbatuar protokollet Kontrolli nga Task Forca e Transportit

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video të masave të marra nga operatorët e transportit qytetas, i cli ka disa ditë që ka rinisur shërbimin. Në një postim në mediat sociale, kreu i qëverisë shkruan se me rëndësi mbetet vigjilenca nga të gjithë. Më tei ai shprehet se rreziku është prezant dhe mund të mbrohemi vetëm duke reskpektuar prokokollet e sigurisë.

“🟢 Terminalet dhe Transporti Ndërqytetas e Rrethqytetas janë rikthyer në punë me kujdes e respekt masash!👍 Me RËNDËSI mbetet vigjilenca nga të gjithë, sepse rreziku është prezent dhe mund të mbrohemi vetëm duke respektuar 🔴 Protokollet e Sigurisë!

Task-Forca e Transportit Rrugor – MIE👮🚔👮 vijon çdo ditë të jetë prezente në të gjitha terminalet dhe akset rrugore për kontroll e disiplinim ndaj paligjshmërisë”, shkruan Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky reagim i Ramës bëhet në një kohë kur gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 82 raste të reja me koronavirus. lajmi i mirë është se gjatë kësaj dite nuk ka pasur asnjë viktmë të shënuar, numri i të cilëve ka shkuar në 83 në total, që nga nisja e pandemisë.

Aktualisht janë të shtruar 84 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze, ndërsa 6 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 3188 të infektuar.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment